Zoran Zaevi do zbarkojë në Strugë ,kujt do i japi mbështetje

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev po i qëndron besnik koalicionit me BDI-në për zgjedhjet e pushtetit lokal, njofton agjencia e lajmeve INA.

Gjatë të premten ai ishte për vizitë në Cair dhe Gostivar ku bëri thirrje që të votohen kandidatët e BDI-së, Visar Gani dhe Nevzat Bejta.

Zaev dhe Shilegov mbështesin jo vetëm kandidaturën e Ganiut, si opsioni më i mirë për kreun e komunës, por edhe për projektet që janë të përfshira në Kontratën e Ganiut.

Gjatë vizitës në Gostivar, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në fjalimin e tij potencoi që me Nevzat Bejtën janë miq të vjetër dhe se në Gostivar ndodhet për t’i dhënë mbështetje në realizimin e programit parazgjedhor si Kryetar i Gostivarit.

“Erdha sonte të kërkoj mbështetje. Gostivari vite më parë ndodhej në situatë të palakmueshme.  Kishit Kryetar komune i cili publikisht fliste për atë që nuk bënte, por dinte edhe të lavdëroi atë që bënte dhe paraardhësin tim e vendosi në pozitë të palakmueshme. Unë kam ardhur sot  këtu të kërkoj mbështetje por edhe të jap fjalë! Nevzat Bejta është shoku im, miku im i mirë! Kaluam shumë sfida së bashku. Në vitin 2005 me fillimin e decentralizimit filluan garat në mes komunave. Strumica ime llogaritej ndër më të suksesshmet. Dy herë pësuam humbje nga Nevzat Bejta dhe Gostivari”, tha Zaev.

Unë e di, tha ai, sa ai e do Gostivarin dhe se me një mbështetje të vogël nga pushteti qendror Gostivari do të shkëlqej.

Pas vizitave në Cair dhe Gostivar, kryeministri pritet të zbarkoj në Strugë për ti dhënë mbështetje, Ramiz Merkos, kandidatit të BDI-së për kreun e kësaj komune.StrugaLajm

Në anën tjetër, lideri dhe kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është mobilizuar fuqishëm në Strugës, për ta marrë kreun e komunës.

Ai ka bërë një koalicion me Lëvizjen BESA si dhe ka gjetur mbështetjen e qindra mijërave mërgimtarët të cilët janë organizuar për të ardhur në Strugë gjatë votimit në balotazh.

Kjo situatë, duket se ka lëkundur edhe themelet e koalicionit qeveritat, i cili varet nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët.

Analistët nuk përjashtojnë mundësitë që kryeministri Zaev të bëj rokada duke zëvendësuar deputetët e Aleancës me deputetë tjerë, për të cilët është vënë në kërkim. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...