Zoran Zave luan si “macja me miun” me partitë shqiptare

Energjia opozitare është harxhuar duke vrapuar që të hyjnë në qeveri. Analistët thonë se BDI mund të rrijë në pushtet edhe për shumë vitet të tjera siç kanë bërë shumë parti në vendet Perëndimore. Por krejt ndryshe po veprohet në taborin maqedonas

Që nga viti 2002 e këndej, Bashkimi Demokratik për Integrim me kryetar Ali Ahmetin është në pushtet, herë me LSDM dhe herë me VMRO-në, hiq gati dy vitet në opozitë kur PDSH-ja e Menduh Thaçit ishte në pushtet me VMRO-në, 2006-2008, shkruan gazeta KOHA. Aktualisht, kjo parti vazhdon të jetë në pushtet në qeverinë reformatore të kryeministrit Zoran Zaev.

Nga ana tjetër opozita shqiptare e fragmentarizuar në shumë parti, njëra ndër ta edhe PDSH që humbi pothuajse gjysmën e elektoratit të saj në zgjedhjet e fundit parlamentare, nuk po shihet si rrezik serioz ndaj BDI-në shumëvjeçare në pushtet, edhe pse të gjitha indikacionet janë se zgjedhjet parlamentare bashkë me zgjedhjet presidenciale janë të pashmangshme në prill të vitit të ardhshëm. Ka më shumë se katër muaj që kryeministri Zoran Zave luan si “macja më miun” me partitë shqiptare se do ti merr atë apo këtë parti në qeveri.

KU PO HARXHOHEN KAUZAT OPOZITARE?

Energjia opozitare e Lëvizjes BESA me kryetar Afrim Gashin, PDSH-së dhe BES-ës me kryetar Bilall Kasamin, përfshirë dhe Aleancën për Shqiptarët, që për disa muaj bënte të dyja edhe pozitën dhe opozitën, është harxhuar duke vrapuar që të hyjnë në qeveri. Krahas kësaj këto parti edhe përkundër se mbajtën kongrese zgjedhore, nuk u panë të ofrojnë kuadro profesionist që do të ndërtonin deri në zgjedhjet presidenciale një kauzë të fortë politike kundër BDI-së. Ridefinim i shtetit, motoja e Lëvizjes BESA, Marrëveshja politike e PDSH-së dhe Shteti binacional i ASH-së, duket u harruan duke pasur gojën plot se do të kontribuonin në qeverinë reformatore po ti thërriste Zaev për të qenë pjesë e saj ndonëse fuqia politike e tyre është mjaftë e ulët secila me 2 deri në 3 deputet.

Në këtë kohë sipas asaj që flitet kuluareve të këtyre partive dhe BDI-së në pushtet, lufta kundër njëra tjetrës mes Dy BESA-ve nga njëra anë dhe PDSH-së e ASH-së nga ana tjetër me gjasë do të vazhdojë të jetë e ashpër, me çka dhe elektorati shqiptare ende ëndërr do t’a ketë që të shoh një opozitë konkurruese kundrejt BDI-së. Në opinion ka zëra se një faj të madh ka edhe BDI e cila njihet më shumë për harxhimin e energjisë që të zhduk nga skena politike partinë rivale opozitare, apo të paktën të fus përçarje mes strukturave opozitare, dhe që ajo të rijë në pushtete e qetë dhe e pa rrezikuar.

Ndërkaq po BDI siç kanë referuar shumë analistë, më herët pot ë ishte kalonte njëherë në opozitë, do të pastrohej njëherë e mirë nga elementë të korruptuar dhe të kriminalizuar që nuk i ka të paktë, për t’iu dhënë shansin më të rinjve të marrin fuqi vendimmarrëse në parti.StrugaLajm

SI PO VEPROHET NË TABORIN MAQEDONAS?

Krejt ndryshe po veprohet në taborin maqedonas ku përveç LSDM-së edhe VMRO dhe së fundmi edhe PRSD e Tito Petkovskit flasin për një njësi zgjedhore, kjo pasi sipas zërave në opinion tendenca është që përmes krijimit të dy blloqeve të mëdha politike maqedonase VMRO me të gjitha partitë tjera të vogla dhe partitë e minoriteteve si turq, boshnjak serb e rom, dhe po njëjtë edhe LSDM të arrijnë të ulin fuqinë politike të shqiptarëve në Parlament.

Ika e mijëra të rinjve shqiptare kohëve të fundit drejt Gjermanisë, por edhe shteteve tjera, dhe kur dihet me qindra mijëra të tjerë janë më dekada kashtë shtetit, të mund të organizohet regjistrimi i popullsisë me kritere që do të përjashtonin shqiptarët që jetojnë jashtë Maqedonisë. Por partitë shqiptare heshtin dhe nuk bëjnë zë për regjistrimin e popullsisë dhe që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore.StrugaLajm

Mungesa e trurit të shkolluar sidomos atij jashtë vendit tek partitë shqiptare, ndryshe siç ka bërë VMRO që të rinjtë që kanë studiuar jashtë dhe punuar i pat ofruar në parti dhe në Qeveri sa ishte në pushtet, partitë shqiptare opozitare, shpjegon edhe nivelin e varfër intelektual të përfaqësimit politik.

(PA)FUQIA PËR TU BASHKUAR

Kur jemi tek opozitarizmi politik shqiptar analisti Ismet Ramadani kritikën kundrejt partive shqiptare e kanalizon drejt pafuqisë së të tyre për tu bashkuar që në fillim kur është dashur të jenë pjesë e Qeverisë, dhe siç shton ai të jenç pjesë e suksesit për integrim në NATO dhe në BE.

“Partitë shqiptare PDSH, BESA ASH, kur ishte koha nuk punuan që të bashkohen për të ndarë pushtetin me LSDM-së s’po them të gjitha, por së paku dy prej tre dhe të ishin pjesë e suksesit për integrim në NATO dhe në BE. Këto ari vetëm kur panë se realisht po bëhen hapa të mëdhenj drejt zgjidhjes së çështjes së emrit dhe integrimeve, tentojnë të jenë pjesë e Qeverisë. Ata nuk arritën dhe ti qëndrojë besnik platformës politike që nënshkruan pas zgjedhjeve parlamentare dhe po të ishin fol më një zë tani më lehtë do ta kishin të impononin çështje me interes për shqiptarët në Qeverinë Zaevit”, thotë për KOHA, Ismet Ramadani. Siç thekson ai, nga ana tjetër, partitë shqiptare, nuk adresojnë kritika drejt BDI-së e cila ka njerëzit e njëjtë në pushtet për shumë vite, por herë pas herë kritikoje më shumë Zaevin. “S’po them se Zaev duhet kursyere nga kritikat sepse shumë media qofshin elektronike dhe të shkruara flasin për gjëra konkrete negativisht për Zoran Zaevin. Por nuk shih se partitë shqiptare bëjnë si duhet opozitarin me shifra konkrete ndaj BDI-së rivale në pushtet”, thotë analisti Ismet Ramadani.

Profesori universitar Bashkim Selmani thotë se si BDI në pushtet si katër partitë tjera opozitare janë shumë larg të qenurit opozitë moderne siç bëjë partitë në vendet e tjera.

“Opozitarizmi modern bëhet kur kemi sekretariate apo departamente me struktura të përgatitura profesionalisht, dhe që do të dinë çdo jave apo muaj ti qesin në pah të palarat e partive në pushtet. Jo vetëm se nuk ndodh kjo përjashto ASH që aty këtu del me ndonjë qëndrim, të tjerat heshtin kundrejt pushtetit. Logjika thotë që BDI mund të rrijë në pushtet edhe për shumë vitet të tjera siç kanë bërë shumë parti në vendet Perëndimore, kur e dimë nivelin e demokracisë tek ne, kjo nuk i shërben shumë zhvillimit tonë cilësor demokratik aq më shumë kur mungon llogaridhënia tek shumica e strukturave qeverisëse të BDI për kohën sa ishin 10 vite në pushtet me VMRO-në”, thotë profesori Universitar Bashkim Selmani.

Një opozitë e përçarë është “infuzion” për pushtetin, por kjo shkon në konton negative të mobilizimit politik, sidomos në gjetjen e alternativave dhe shanseve të të rinjve për të marrë mbi supe përgjegjësitë publike e shoqërore.

In : Aktuale

Loading...
loading...