Zv.Kryeministri e bëri byrekun”-tallet antari i Aleancës për Shqiptarët

Tashmë është e njohur thumbimi i Selës ndaj dyshes Zaev-Ahmeti në lidhje me postin e zv.Kryeminstrit për reforma, kujton shprehja. Postet e tilla i ka krahasuar me postet e parandësishme, të cilat i udhëheqë partia shqiptare në pushtet, që punë të vetme kanë përgatitjen e byrekëve. Tashmë ‘Ministria e Byrekut” është sinonim i ministrive që i udhëheqë faktori shqiptarë në Maqedoni, interpreton shprehja.

Në rrjedhën e këtyre ndodhive, pas mbledhjes së Aleancës për Shqiptarët që e pati sot, antarët e Aleancës kanë drekuar me ‘byrek të zv.kryeministrit’. Shefik Duraku, aktivisti i Ziadin Selës, në faqen e tij poston fotot gjatë ‘drekës me byrek”, bashkë me ish-kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupit, Naim Bajramin. Fotografisë ja kanë bashkangjitur përshkrimin: “Të lumshin duart Zv.Kryeministër se shumë të mirë i paske bo…”/shprehja.comStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...