Dy paralele studentësh të kolegjit teknik në Biel Bienne të Kantonit të Bernës bashkë me mësimdhënësit e tyre janë vënë në karantinë si një masë parandaluese.
Arsyeja: e reja 21 vjeçe tek e cila është konstatuar koronavirusi, është studente e këtij kolegji, shkruan srf ch.
Organi kantonal i menaxhimit e ka bërë këtë njoftim sot. Masa e karantinës zgjat 14 ditë ose, deri më 12 mars.
45 studentë dhe nëntë mësues janë prekur, siç ka deklaruar një zëdhënës i Drejtorisë së Shëndetit në Bernë duke u përgjigjur për srf. Të prekurit janë kontaktuar dhe udhëzuar individualisht. Ata kanë reaguar me kujdes e maturi si dhe kanë treguar mirëkuptim për masën e marrë paraprake, ka shtuar zëdhënësi në fjalë
Rasti i 21 vjeçares është rasti i parë i konfirmuar i një infeksioni nga koronavirusi në kantonin e Bernës. /albinfo/