Zvicër: Arrestohen dy persona, dyshohet se vizituan sulmuesin e Vjenës

Dy të dyshuar janë arrestuar në qytetin Winterthur të Zvicrës, pasi mendohet se kanë lidhje me personin që kreu sulmin në Vjenë të Austrisë më dy nëntor.

Mediat zvicerane kanë raportuar se këta persona në korrik të këtij viti kishin vizituar sulmuesin.

Gazeta zvicerane NZZ ka shkruar se dy burrat, njëri i moshës 18 vjeçare dhe tjetri 24, qëndruan në Vjenë nga 16 deri më 20 korrik, dhe u takuan me sulmuesin në një vend të panjohur.

Nga e premtja Austria ka arrestuar edhe 15 persona të tjerë si të dyshuar për këtë sulm, shkruan Reuters.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...