Zvicra ka 500 mijë familje milionere


Në Zvicër jetojnë 500 mijë familje, pasuria e secilës prej tyre llogaritet në më shumë se 1 milion dollarë. Me këtë numër, Zvicra e vogël është vendi me më së shumti milionerë, menjëherë pas tri “super shteteve”, si SHBA-ja, Kina dhe Japonia, shkruan srf.ch.

Në përgjithësi, numri i amvisnive milionere në gjithë botën, sipas studimit të realizuar nga ndërmarrja konsultuese Boston Consulting Group, brenda një viti është rritur për 2%, duke arritur shifrën prej 22.1 milionësh.

Dy të tretat e milionerëve të botës jetojnë në SHBA, transmeton albinfo.ch. Në vendin e dytë, por shumë larg nga SHBA-ja, është Kina, me 1.3 milion milionerë dhe Japonia me 1.1 milion. Zvicra, pra, me 0.5 milion milionerë është në vendin e katërt.

Pas Zvicrës, vendin e pestë e ndajnë me nga 400.000 milionerë: Britania e Madhe, Franca, Italia, Kanadaja dhe Gjermania.StrugaLajm

Studimi i kompanisë së përmendur konsultuese është marrë edhe me ndarjen e pasurisë në botë, transmeton albinfo.ch. Kështu, sipas saj, rreth gjysma e gjithë pasurisë botërore është në duart e tre promilëve të popullatës së botës.

Pasuria në fjalë ka arritur në 179 bilionë dollarë. Lista kryesohet nga SHBA-ja, e cila zotëron 74 bilionë nga kjo pasuri, ndërsa Kina me 18 bilionë është në vendin e dytë. Gjermanët zotërojnë gjithsej 6.5 bilionë euro pasuri.

In : Aktuale

Loading...
loading...