Zvicra ka pagën më të lartë mesatare në Europë,Maqedonia dhe Kosova të parët nga fundi

Me një pagë mesatare prej 668 dollarësh, Maqedonia e Veriut radhitet e gjashta për të ardhura mujore më të vogla në Evropë.

Maqedonia e Veriut është më e mirë vetëm se Kosova, Moldavia, Bjellorusia dhe Ukraina.

Ukraina ka pagën mesatare më të ulët me 475 dollarë.

StrugaLajm

Ky hulumtim është bërë nga faqja geo.universe, e cila ka lidhje me faqen e njohur numbeo.com

Interesante, sondazhi tregoi se paga mesatare në Bullgari është më e lartë se paga mesatare në Greqi.

Zvicra ka pagën mesatare më të lartë me 7.900 dollarë në muaj. Britania e Madhe e pason me 4.845.

Nga vendet e rajonit më të lartën e ka Sllovenia me 1.721 dollarë, ndërsa Kroacia me 1.575 dollarë.

In : Aktuale

Loading...
loading...