Zvicra në referendum “po ose jo “burkës në vendet publike

Zviceranët të dielën do të votojnë në referendum për ndalesë për mbulimin e fytyrës në vende publike, të ashtuquajtur “ndalim të burkës, nikabit dhe formave të tjera të mbulimit të fytyrës në publik”.

Nisma, e ngritur nga tabori i djathtë politik, mori mbështetje edhe nga qendra e majtë, për shkak se pritet shumica zvicerane ta mbështesin ndalesën për mbajtjen e burkës dhe nikabit dhe propozimi të kthehet në  ligj, shkruan Swissinfo.ch.

Këtë e tregojnë edhe anketat e zbatuara para referendumit, dhe pritet që Zvicra, e cila pak më shumë se 10 vjet votoi ndalim të ndërtimit të minareve në vend, tani ti bashkëngjitet Francës fqinje, e cila në vitin 2011 plotësisht e ndaloi mbajtjen e burkës.

StrugaLajm

Në Zvicër askush nuk mban burkë, ndërsa nikab mbajnë tridhjetë gra, sipas të dhënave të Universitetit në Lucern. Myslimanë janë 5,2 për qind e 8,6 milionë banorëve në Zvicër, ndërsa shumica e tyre janë nga Turqia, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova./MIA

In : Aktuale

Loading...
loading...