Zvicra planifikon bllokime lokale për rastin e një vale të dytë

Qeveria Federale e Zvicrës ka qenë duke planifikuar bllokime rajonale lidhur me koronavirusin për muaj me radhë. Kështu shkruan gazeta “NZZ am Sonntag” e djeshme.

Gazeta këtë njoftim e mbështet në procesverbalin e konferencës telefonike midis Zyrës Federale të Shëndetit Publik dhe mjekëve të kantoneve, transmeton albinfo.ch.StrugaLajm

Në këtë vazhdë, në qershor qeveria federale kishte përpiluar “një listë të infrastrukturave kritike në lidhje me bllokimet e mundshme të rajoneve ose komunave si pjesë e përballimit të një vale të dytë”.StrugaLajm

E ballafaquar me këtë lajm, Qeveria Federale ka deklaruar: “Zyra Federale për Mbrojtjen Civile po shqyrton, në bashkëpunim me organe të tjerë kompetentë, se si në rast të një bllokimi lokal ose rajonal mund të sigurohet që operatorët e infrastrukturave kritike ose kompanitë e rëndësishme të mund të mbajnë sistematikisht operacionet e tyre sa më shumë të jetë e mundur”.

In : Aktuale

Loading...
loading...