Zyrihu kërkon policë me origjinë të huaj

Një raport propozon që në qytetin e Zyrihut të punësohen më shumë policë me origjinë të huaj.

Në shumë fusha, Zvicra është e pakalueshme dhe këtu hyn sidomos statistika. Në këtë vend numërohet gjithçka: insekte, trumcakë dhe njerëz, gjithsesi. Në fund të shtatorit në qytetin e Zyrihut jetonin 422’153 njerëz. Prej tyre 285’214 janë zviceranë (këtu hyjnë edhe shtetasit zviceranë me origjinë të huaj).

136’939 banorë janë të huaj, domethënë ata kanë statuse të ndryshme qëndrimi. Llogaritur me përqindje, i bie se në qytetin e Zyrihut jetojnë 67,6 për qind zviceranë dhe 34,2 për qind të huaj.

Meqë personat me shtetësi të huaj nuk kanë të drejtë të punësohen në polici, në qytetin e Zyrihut në njësitë e ndryshme policore dominojnë vendasit, dmth zviceranët. Kjo situatë duhet të ndryshojë, kërkon Qendra për të Drejtat e Njeriut në Bernë, në një raport për qeverinë lokale të Zyrihut. Sipas kësaj Qendre, përbërja e policisë duhet të pasqyrojë shumëllojshmërinë e popullsisë.

Përkthyer në gjuhë më të kuptueshme, kjo domethënë se duhet të ketë më shumë policë me origjinë nga Ballkani, nga Azia, nga vendet e Evropës perëndimore, për shembull nga Gjermania. Aktualisht, sipas Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Bernë, policia në Zyrih nuk reflekton heterogjenitetin e popullsisë.

Raporti trajton edhe një fenomen tjetër: shumica e të punësuarve në policinë e Zyrihut jetojnë në rrethinën e qytetit apo edhe më larg qendrës. 80 për qind e të punësuarve të policisë nuk jetojnë në qytet.StrugaLajm

Raporti kërkon që të ketë më shumë policë që banojnë në qytet, pasi ata janë më të përshtatshëm në kontakt me pakicat.

Raporti është shkruar me kërkesë të departamentit të sigurisë të Zyrihut pas akuzave ndaj policisë se në disa raste kishte kontrolluar njerëz vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës. Kjo metodë quhet: Racial Profiling.

Prej 2000 pjesëtarëve të policisë, një e treta shërbejnë me uniformë. Sidomos në këtë sektor, sipas raportit, është me rëndësi kultura policore. Në planin strategjik të departamentit të sigurisë të qytetit të Zyrihut, parashihet rritja e numrit të policëve me origjinë të huaj. (dp)

In : Aktuale

Loading...
loading...