ZYRTARE, Struga Trim Lum nënshkruan me sulmuesin Arbi Vosha

Sulmuesi i krahut, Arbi Vosha i bashkohet klubit tonë me një kontratë tre vjeçare…

Kampionja e Maqedonisë, Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë profesionale me shkupjanin, Arbi Vosha. 22-vjeçari te skuadra jonë vjen nga rradhët e FC Shkupit. Ai me këtë skuadër edicionin e kaluar zhvilloi gjithsej 33 ndeshje, përfshirë këtu edhe 3 ndeshje në garat europiane.

Me Arbi Voshën kemi nënshkruar kontratë tre vjeçare.  

” Arbi Vosha është një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme strategjike. I shpejtë, preciz dhe mbi të gjitha është një lojtar që luan me vizion” – tha drejtori sportiv i Struga Trim Lum, Besart Isaku, i cili në këtë mënyrë përshkroi cilësitë e sulmuesit të krahut, i cili gjatë karrierës së tij ka fituar edhe dy trofe, edhe atë të Kupës së Maqedonisë, si pjesë e Makedonija GJ.P.StrugaLajm

“Prezenca e Arbi Voshës në skuadër do të jetë shumë e vlefshme për ne në vitet e ardhshme. Ne jemi të lumtur që kemi qenë në gjendje të nënshkruajmë me këtë futbollistë, pasi besojmë se ai do të jetë një faktor i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave tona ambicioze.” – u shpreh Drejtori ynë sportiv.

Arbi Vosha edicionin e kaluar regjistroi 6 gola dhe 4 asistime në Ligën e Parë, aty ku numëron gjithsej 143 ndeshje.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...