Zyrtare:VMRO-DPMNE 58 deputetë, BDI 18, LSDM 18, VLEN 14, ZNAM dhe E majta nga 6

Pasi Gjykata Administrative ka refuzuar mbrëmë padinë e Frontit Evropian për rivotim në një qendër votimi në fshatin Llërcë të Zhelinës, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot ka nxjerrë konkluzion për përfundimin e zgjedhjeve parlamentare. Në seancë u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në zonën e gjashtë, ku pati rivotim. Për shkak të tërheqjes së kryetarit të Komunës së Tetovës, Besa Bilall Kasami nga pozita e deputetit, u zgjodh deputeti i radhës nga lista e VLEN-it, Adnan Azizi, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, ka bërë të ditur se në këtë njësi zgjedhore koalicioni Fronti Evropian ka tetë mandate, po ashtu VLEN 8, koalicioni Maqedonia juaj e udhëhequr nga VMRO-DPMNE tre dhe Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane një.

Në seancë u bë e ditur se deputet në vend të kryetarit të Tetovës, Bilal Kasami, do të jetë Adnan Azizi nga VLEN, mandati i të cilit nuk u verifikua në Seancën konstituive pasi Kasami e kërkoi një gjë të tillë.StrugaLajm

Me përfundimin e zgjedhjeve parlamentare, përbërja e Kuvendit me 120 deputetë është si vijon: Koalicioni VMRO-DPMNE ka 58 deputetë, koalicioni i LSDM-së 18 deputetë, koalicioni BDI ka 18 deputetë, 14 deputetë janë nga koalicioni VLEN, dhe gjashtë deputetë secila kanë e Majtë dhe ZNAM.

In : Aktuale

Loading...
loading...