Zyrtarizimi i Gjuhës shqipe dhe pengesat e saj tek nacionalistët

Blerton Arsllani

Është e qartë dhe e dukshme se frika nga Gjuha shqipe dhe respektimi i saj nga pala tjetër ka goditur në shenjë aty ku është dashur të goditet që nga 2001 pasi u nënshkrua e ashtuquajtura Marrveshja e Ohrit.
Lojërat e flliqta nuk kanë të ndalura, menjëherë pas miratimit të ligjit në Manastir kërkoheshin “kokat e shqiptarëve” ta lëmë këtë anash, në protestën e “makedonskiot narod” kërkoheshte “vojna” e lëmë edhe këtë pjesë (për luftë shqiptarët janë të parët), në intervistën e Kanal 5, ku qytetarët e “makedonskiot narod” pyeteshin se sa gjuhë dinin dhe a do ta mësonin Gjuhën Shqipe njëjtë sikurse ne shqiptarët e Shqipërisë (maqedonisë) që dimë gjuhën e tyre pa kurrfarë historie, ata ende këmbëngulnin me arsyen se nuk ka nevojë pse të mësohet kjo gjuhë.
Nga ana tjetër të ashtuquajturit “politikanë”, “burrat e vatanit apo mejdanit” ende vazhdojnë “betejat” e tyre se kush ishte iniciatori për miratimin e ligjit të Gjuhës Shqipe, …
Gjuha Shqipe është meritë e të gjithë atyre që derdhën mund e gjak për Gjuhën Shqipe e Shqipërinë.
Derisa këta të fortët nuk mirren vesh mes veti, Zaevi shkon dhe bënë marrveshje tjera për palën e tij.
Zot na ruaj nga këta tanët se të huajt nuk na bëjnë dot gjë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...