Ziadin Sela i uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Prej nesër për besimtarët muslimanë fillon muaji i shumëpritur. Muaji i sakrificës, muaji i lehtësimit shpirtëror, muaji i mëshirës, mirëqenies dhe solidaritetit. Fillon muaji i shenjtë i Ramazanit.
Për këtë arsye, me sinqeritetin më të madh iu uroj të gjithë besimtarëve muslimanë, agjërim të lehtë, paqe në familje dhe begati në sofrat e tyre.

Gjithashtu dua të kujtoj njërën nga vlerat më të rëndësishme të këtij muaji e që ne herë pas here e harrojmë. E kam fjalën për sakrificën dhe qëllimin e saj, që është kryefjala e vlerave në aspektin e besimit universal, ëndrrave personale dhe aspiratave kolektive.

Uroj që ky muaj feste, mes sakrificës së përditshme, të na sjellë paqen e tolerancën mes nesh !StrugaLajm

Ziadin Sela

In : Aktuale

Loading...
loading...