ABIP PASHO DEMKU (1927 – 2010)

ABIP PASHO DEMKU (1927 – 2010)

Shkruar nga Mr. Sci. Musa Musai
Abip Demku ka lindur në Dobovjan, ishte djali i dytë i Pasho Demkut. Fëmijënija e Abipit ka qenë e vështirë sa vetë jeta, poashtu edhe e dy vëllezërve tjerë Ajetit edhe Feritit. Ishin vite shumë të vështira, të mbarsura me probleme ekonomike, sociale.

Fëmijërinë e kaloi me moshatarët e vetë, me lojërat fëmijënore të asajë kohe dhe përpjekje të vazhdueshme, ndaj kushteve të cilat e mundonin çdo familje shqiptare për mbijetesë. Prindi i tijë Pashoja ishte njeri që deshti arsimin dhe punën e kishte kulturë. Vazhdimishtë tregonte interesim që fëmijët e tijë tja plotësojnë dëshirën për të cilat kishte mangësi shpirtërore. Abipi sipas bisedave që kam zhvilluar me moshatarët e vet, gjithëmon e lavdonin dhe thojshin se ka qenë mendje mprehtë, plot talent. Gjithëmonë gjërat i medonte mirë para se të fillonte të punojë.

Poashtu edhe Abip Demku tregoi aftësitë gjenetike trashëguese të prindit të vet në fushë e ndërtimtarisë dhe dëshirën për ditë më të mira të kombit shqiptar. I frymëzuar prej të jatit i cili vazhdimishtë e mbushte me ndjenja dhe dashuri për punë dhe për mësim.
Asaj kohe mbi qiellin shqiptar rëdonte zia, gjithë shqiptarët ishin në gjendje të rënduar ekonomike e cila kërkonte zgjidhje. Ajo zgjidhje ishte e fshehur pa shpresë si kutija Padorës. Të gjithë mendonin se ka diçka mbrenda, por kur u hap ishte vetëm dëshirakurse kutia ishte e zbrazët. Por ajo ishte realiteti se edhe Abipi bashk me vëllezërit tjerë nuk mundeshte të shkollohej.StrugaLajm

Shkollimi për familjen Demku ishte pikë e dobët, të gjithë e donin arsimin, por mundësitë ishin tjera. Ishin vite kur luftohej me vdekjen, në tokë sundonte anarhija, gjithëkundi vatra lufte pasiguri. Kërrcënime për gjendje lufte kishte nga të gjitha anët, shkolla shqipe nuk kishte. Tokat shqiptare i kishte kapluar mallkimi, prandaj shpesh më thoshte, tjetër është dëshira, tjetër është mundësia. Thoshte gjithëmonë, kisha shumë dëshirë që të shkollohem por mundësi nuk kisha, prandaj e llogarita vehten se edhe unë do të ndaj fatin tim ashtu sikurse fati i babait tim Pashos.

Kur kishim raste të bisedonim për biseda të lira, gjithëmonë përparësi u jipte bisedave për edukatën, mirëkuptimin dhe tolerancën midis shqiptarëve. Dajë Abip e kanë respektuar të gjithë ata që e kanë njohur. Ishte i palodhshëm, njeri i ambël i dashur në biseda, i prerë dhe i saktë të jepte përgjigjen e shkurtë, por thoshte mjaft na ka lodh kaurri. Ne duhet të mendojmë ndryshe se fati ugurzi i këtij populli nuk hiqet nëse nuk e grisim vetë.StrugaLajm

Gjithëmon fliste për përjetimet e thella të tragjedisë familjare, e mundonte fati i babës që u torturua prej farës komuniste. Me mua bisedonte shpesh te Mulliri edhe në ndeja të tjera, kishte respekt për prindin tim Xhevitin, ishin moshatar dhe hallexhij të dy bashkë.
Kurse unë vazhdimisht e pyesja për jetën e tijë aktive në punë dhe të lirë. Më tregonte për vuajtjet, për urrejtjen kundër pushtetit Jugosllav, shumë i urrente njerëzit bashkëpunëtor të UDB së të cilët ishin spiunë të popullit të vet. Jeta e Abip Demkut ishte më shumë e mbarsur me probleme politike. Ai e kishte përjetuar shumë keq hupjen e prindit, mandej padrejtësitë që i janë bërë popullatës shqiptare në kohën pas luftës si dhe gjatë sundimit të Komunizmit. Ishte njeri që gjithëmonë i kursente intelektualët, kishte mendimin se arsimi cilësor do të jetë çelësi i dijes, përtej dijes dhe vetëm përmes arsimimit do ti bashkojmë ndjenjat tona kombëtare, do ta bashkojmë Shqipërinë.

Daj Abip fliste me mall dhe ofshamë, kur thoshte se ne kemi qenë punëtorë, argat të punëpve të huaja. Kam punuar në të gjitha Republikat e Jugosllavisë, por më shumë kam punuar në Bosën. Me punë dhe vetëm përmes punës kemi mbijetuar, sllavi nuk të jep karrike, as poste. Ata kan qëllimin e tyre gjithëmonë të na nëçmojnë dhe të na sundojnë.
Sa për rast gëzimi po e përkujtoj atë moment, kishte gëzimi në shtëpi dasëm, unë dhe do miq të tij nga Ladorishti, pasi i akorduam mirë çifteliat ja nisëm kangës, por kuptohet se këdonim kangë të cilat ishin të ndaluara asjë kohe pas 1981. Shpërtheu kanga si vrull, spiunët e rrethuan shtëpinë dhe dhan lajmin se në shtëpinë e Abip Demkut, këndohen kangë nacionaliste, irredentiste. Daj Abip e kuptoi se diçka po ndodh dhe u afrua duke na thanë: djema unë sonde kam dasëm, le ti dale flaka dhe tymi kësajë shtëpije. Kjo shtëpi themelet i ka në shpirtin e atdhedashurisë dhe patriotizmit shqiptar. Ju lutem kangën mos e ndalni. Gëzimi edhe më shumë shtohej, me kënaqësi këndonim kangët e Dervish Shaqës O moj Shqipni mos thuj se marova, kangë të Fatime Sokolit Po pyet bota për Shqiprinë dhe shumë kangë tjera. Nga mëngjesi erdhi policia dhe inspektorët, të cilët e vërtetuan gjendjen. Nuk vonoi kur ne u larguam prej dasmës, dihet ku shkuam drejt në polici. Atje nisi dhuna dhe kërrcënimi, por nuk na i ndiu leshi fare, se ishim mësuar me ta edhe herë të tjera. Por medjen e kisha te daja Abip se mos i ka ndodhur ndonjë e keqe shkaku i jonë që kënduam. Na mbajten mfat, por kuptohet gjithëmon kursenim njëri tjetrin.

Pasi u takuam me dajën Abip tha, he more djema për mua jeta nuk ka vlerë, nëse u mungon juve diçka më vjen shumë keq. Ne i thamë mos u mërzit për ne se jemi mësuar denimeve, u qeshëm dhe u përshëndetëm bashk.
Daj Abip ishte mendje ndritur dhe duar artë, ai gjithëkundi punonte punë ndërtimi por kuptohet punët të cilat kërkonin art ndërtimor. Në fshatin tonë për kujtim prej tijë kemi minaren e xhamisë dhe shumë objekte të tjera. Poashtu pasi ishte pronar i mullirit, ai me përkushtim e rregulloi dhe e adaptoi që ai të funkcionoj shkëlqyeshëm për nevojat e nevojtarëve për bluarje. Si punëtor ka punuar në Zvicër deri kur u pensionua, mandej erdhi në Dobovjan ku kaloi jetën e qetë si pensionere. Për ne që e njohëm dhe që ja dinim vlerën gjithëmonë, do të mbahet në mend dhe do ta kujtojmë si njeri i ndershëm fuqiplot me ndjeja kombëtare. I qoft dheu i lehtë ku pushon në tokën mëmë.


Loading...
loading...