Bomba e deputetit kosovar: Nuk e votoj Demarkacionin, sepse rrezikoj familjen!

Deputeti Ramiz Kelmendi ka thënë se nuk do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, sepse është kërcënuar ai dhe familja e tij.

“Kam pasur edhe kërcënime personale edhe ndaj anëtarëve të familjes”, ka thënë Kelmendi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kelmendi ka treguar se familjarët e tij kanë marrë kërcënime nëse ai do të votonte demarkacionin me Malin e Zi.

“I kanë çuar për të më thënë mua dhe anëtarëve të familjes: ‘Nëse babai yt e voton demarkacionin, ke parasysh ku do të jesh ti”, ka thënë ai në televizionin T7.

Kelmendi ka thënë se nuk u beson organeve të drejtësisë, prandaj nuk ka pranuar të tregojë se kush e ka kërcënuar.

“S’mund të them kush, sepse s’zgjidhet asgjë nëse tregoj”, ka thënë ai.StrugaLajm

Kelmendi ka thënë se ai është kërcënuar edhe nga organizata “Syri i Popullit”.

“Unë kam edhe kërcënime prej ‘Syrit të Popullit’ edhe prej këtyre të demarkacionit”, ka thënë ai.

Kelmendi ka thënë se ai nuk do të marrë pjesë fare në seancën e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin, e cila është thirrur sot në orën 16:00. (r.m.)

In : Aktuale

Loading...
loading...