Ja cili ministër i BDI-së hoqi dorë nga qeveria

Ministri i drejtësisë, Bilent Saliji është dorëhequr nga posti, dhe se këtë ai e kumtoi në një konferencë të organizuar në Qeverinë e Maqedonisë, informon INA.

Saliji ka theksuar se dorëheqja është akt moral lidhur me rastin e fëmijës Almir Aliu, pasi që Prokuroria rikualifikoi rastin nga vrasje në aksident, me c’rast la të lirë Boban Iliq, të akuzuar për vrasje.
Ministri Saliji theksoi se ky akt lëkundi përkushtimet për reforma në gjyqësor. Ai tha se nga marrja e detyrës deri tani ka arritur që të fokusohet dhe realizojë pikat kryesore të agjendës për reforma dhe se puna e gjyqësorit është reflektuar pozitivisht në rastin Sopoti dhe Monstra.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...