Makina ndahet në dysh, aksident i tmerrshëm trafiku në Shkup

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin Arradhët e Partizanëve në lagjen Vllae në Shkup.
Në aksidentin kanë marrë pjesë dy makina, ndërsa sipas pamjeve shihet se njëra makinë është ndarë në dysh. Megjithatë, informacionet e para flasin se nuk ka viktima, ndërsa janë lënduar tre persona.
Për shkak aksidentit trafiku është mbyllur për komunikacion dhe ekipe të MPB-së po drejtojnë komunikacionin.
Pritet që gjatë ditës të ketë informacione të detajuara lidhur me këtë aksident.

https://youtube.com/watch?v=7KMS7kugIRg%3Ffeature%3Doembed
StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...