Ah sikur inatet e shqiptarëve të ishin për dije, do e drejtonin botën jo vetëm veten

Daut EMINI

Çdo objekt kulti (fetar), qoftë kishë apo xhami, në librat e shenjtë, trajtohet si “Shtëpia e Zotit”. Keqpërdorimi i këtij parimi padyshim është shkelje dhe baltosje e saj (Shtëpisë së Zotit)! Kjo për faktin sepse nuk janë të rralla rastet kur grupe të caktuar besimtarësh, qofshin ato të krishter apo musliman, objektet e kultit i trajtojnë si pronë e tyre private! StrugaLajm

StrugaLajm

Në këtë mënyrë largohen nga parimet kuranore dhe biblike. Dhe kështu veprojnë sikur harrojnë porositë e Zotit: “O ju që besuat, mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi All-llahu (i bëri hallall) dhe mos e teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).”
(El – Maide, 87)Besimtarët duhet të kuptojnë se “shkolla dhe dija” janë baza, “A-ja”, themeli i Kuranit dhe e Biblës. Prandaj krijimi i kushteve për dije duhet plotësuar para krijimit të kushteve për lutje. Kjo për arsye shumë të thjeshtë, sepse lutjet mund të realizohen në çdo hapësirë, qoftë e hapur apo e mbullur, qoftë në diell, shi apo borë, qoftë në tokë apo në ujë! Ndërsa, për të mësuar, për të marre dije, duhen kushte, dhe ato nuk mund të krijohen në çdo hapësirë. Dhe, sa më të avansuara të jenë kushtet për dije, kushtet për të mësuar, aq më të larta do të jenë rezulltatet, frytet e dijes, nga dijetarët. Ja porositë që jep Zoti, dhe të dërguarit e Tij, në librat e shenjtë: “Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë, i mësoi njeriut atë që nuk e dinte, fiton dashurinë Time (Alek 1)” Pejgamberi a.s. shprehet: “Kërkimi i diturisë është farëz (obligim) për çdo mysliman”, pra, “kërkimi i dijes është një detyrë e çdo muslimani”. Në shprehjen “çdo musliman” përfshihen gra dhe burra, pa dallim mes tyre! “O ju njerëz, e keni për borxh të kërkoni diturinë, ngase për Allahun dija është kostum i dashurisë. Ai që kërkon një derë të diturisë, Allahu do ta mbulojë me atë kostum të Tij të dashurisë”. Një dijetar (Aliu), thotë: “Dituria është më e mirë se pasuria, sepse pasurinë duhet ta ruash ti, ndërsa dituria të ruan ty, pasuria pakësohet me anë të dhënies, ndërsa dituria shtohet me anë të dhënies, dituria është gjykues, ndërsa pasuria e gjykuar, grumbulluesit e pasurisë vdesin, edhe kur janë të gjallë, ndërsa dijetarët janë të pavdekshëm, trupat e dijetarëve pas vdekjes humben, ndërsa gjurmët e tyre vazhdojnë të jetojnë në zemrat e njerëzve.”Nëse do vendosen nga njëra anë këto parime fetare, ndërsa nga ana tjetër analizohet nëse janë zbatuar të njëjtat nga grupe të caktuara fetare, rezulltatet do të jenë dëshpruese. Kjo për faktin sepse kushtet e shkollave ku merret dija për besimtarët është mizore, ndërsa, në anën tjetër, ndërtohen xhami dhe kisha që tejkalojnë dhjetra herë vlerën e shkollës që kanë! Nëse njeriu edhe kur gabon meson, aq më parë besimtarët, atëher, duhej ta kishin kuptuar se ndërtimi i dy xhamive të reja, në një fshat me dhjetra shtëpi, ku e kanë të vështirë të sigurojnë buxhet vjetor të nevojshëm për një xhami, ku vlera investuese tejkalojnë dhjetra herë vlerën e shkollës që kanë për mësimin e brezave të rrinjë të tyre, nuk e fitojnë “kostumin e dashurisë” së Zotit dhe të dëguarve të Tij, por thellohen në një kazan të madh mëkatesh nga i cili e kanë të vështirë të dalin.Në këtë gjendje të krijuar ka vetëm një rrugë shpëtimi për grupet e inatosura. Nëse nuk inatosen edhe në ndërtimin e një Qendre të dijes, Shkollës, që do e tejkalonte vlerën e xhamive, atëher, duke u penduar për gabimet përballë Zotit, të lënë inatet në njërën anë dhe të vendosin që njërën xhami ta adaptojnë në shkollë me kushte të avansuara, shkollë kabinetike, ku do të mësojnë fëmijët dhe brezat e tyre të ardhshëm. Vetëm në këtë mënyrë do shpëtojnë veten nga mëkatet e krijuara, dhe vetëm kështu do të mund të fitojnë “kostumin e dashurisë” nga Zoti dhe të dërguarve të Tij!


Loading...
loading...