Lopë kemi, por qumështin e importojmë

“Një prej shkaqeve më të rëndësishme pse është vërejture rënia e prodhimit të qumështit të lopës është mbyllja e një numri të madh të fermave në vend. Prodhimi i ulët vjetor i qumështit për kokë lope, ushqimi i shtrenjtë për kafshë, çmimi i ulët i blerjes së litrës së qumështit të lopës, organizimi i dobët i fermerëve, shpeshherë rregullat e padefinuara gjatë blerjes së qumështit, janë vetëm disa prej shkaqeve për rënien e prodhimit të qumështit…”, thonë në OEM

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 16 prill – Dhënia e dobët e qumështit nga lopët, ushqimi i shtrenjtë për kafshët, çmimi i ulët i blerjes për litër të qumështit të lopës, organizimi i dobët i fermerëve… janë disa prej shkaqeve për rënien e prodhimit të qumështit në Maqedoni. Kjo kategori me vite po lufton me organizimin e dobët dhe uljen konstante të interesimit për ruajtjen e bagëtisë dhe prodhimin e qumështit, shkruan gazeta KOHA. Duhet të theksohet se kur bëhet fjalë për prodhimin e qumështit në vend, para së gjithash më shpesh mendohet për qumështin e lopës, sepse kryesisht ky lloj qumështi përdoret për konsumim si i freskët. Pjesa më e madhe e dy llojeve të tjera, ai i dhenve dhe i dhive, përpunohet në prodhime të qumështit si djathë, kaçkavall, kos, gjizë dhe të ngjashme.

“Një prej shkaqeve më të rëndësishme pse është vërejture rënia e prodhimit të qumështit të lopës është mbyllja e një numri të madh të fermave në vend. Prodhimi i ulët vjetor i qumështit për kokë lope, ushqimi i shtrenjtë për kafshë, çmimi i ulët i blerjes së litrës së qumështit të lopës, organizimi i dobët i fermerëve, shpeshherë rregullat e padefinuara gjatë blerjes së qumështit, janë vetëm disa prej shkaqeve për rënien e prodhimit të qumështit. Shpeshherë fermerët ballafaqohen me probleme si mungesa e rrugës së mirë deri te fermat, mungesa e ujit kualitativ dhe qasja e lehtë deri te uji, ndërsa në raste të caktuara – edhe mungesë të energjisë elektrike dhe të tjera”, theksojnë përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Nga Oda theksojnë se prodhimi më i madh i qumështit në vend mund të sigurohet, para së gjithash, me rritjen e numrit të lopëve, pastaj me përkushtim më të madh të selektimit të numrit ekzistues të lopëve, por edhe me furnizimin e materialit kultivues kualitativ, të prodhimit të lartë, të shëndetshëm dhe rezistues në blegtori. “Është e domosdoshme që t’i kushtohet vëmendje më e madhe ushqimit të lopëve, pastaj t’u jepet tokë e mjaftueshme për përpunim fermerëve profesional ose blegtorëve, të cilët merren me ruajtjen e lopëve. Gjithashtu, është e nevojshme edhe prezenca e vazhdueshme e institucioneve shkencore, por edhe e personave tjerë profesional nga sfera e blegtorisë në terren për shkak të informimit dhe këshillimit të vazhdueshëm të bujqve, por edhe për dhënie të udhëzimeve institucioneve kompetente se në cilin drejtim duhet të ecin punët në të ardhmen”, thonë nga Oda Ekonomike. Në Maqedoni, pjesa më e madhe e qumështit me pakicë është nga importi, për shkak se, siç thonë nga Oda ekonomike, që të rritet shfrytëzimi i prodhimeve vendore, para së gjithash, është e nevojshme mbrojta më e madhe e tyre, brendi si dhe marketing jashtëzakonisht më i madh dhe promovim të prodhimeve vendore. Para disa ditësh, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, ka vlerësuar se gjendja në prodhimtarinë e qumështit është e pavolitshme.StrugaLajm

“Të shumta janë sfidat me të cilat ballafaqohet tregu i qumështit, por jam i bindur se me ndihmën e grupacionit do të arrijmë të luftojmë me situatat e palakmueshme në prodhimtarinë e qumështit”, është shprehur Azeski, ndërsa shtoi se është e domosdoshme realizimi i iniciativave për avancimin e industrisë së qumështit, që është një prej segmenteve më të rëndësishme të kompleksit agroindustrial. Përfaqësuesi i Federatës Nacionale të Fermerëve (FNF), Stevançe Jordanovski, megjithatë ka theksuar se segment i posaçëm problematik në prodhimin e qumështit është fakti se çmimi i prodhimit është më i madh se i blerjes. “Çmimi i blerjes së qumështit është prej 15 deri në 19 denarë për litër, ndërsa ajo e prodhimit më e lartë, para së gjithash për shkak të çmimeve të rritura të ushqimit të kafshëve dhe derivateve të naftës, por edhe shpenzimeve tjera hyrëse në këtë segment”, ka theksuar Jordanovski.

Nga FNF, megjithatë, theksojnë se edhe pse IPARD – Programi ofron shumë mjete për mbështetje, Maqedonia edhe më tutje ka shfrytëzim të ulët, në pjesë të madhe për shkak të fermave të palegalizuara. Prandaj nga FNF kërkojnë vazhdimin e afatit për legalizim të fermave dhe paraqitje të PDU-ve në mënyrë që të bëhet legalizimi. Nga OEM theksojnë se në pjesën e bujqësisë, përveç për prodhimin e qumështit, është i nevojshëm kujdes edhe më i madh që t’i kushtohet edhe kultivimin e viçave, sepse pjesa më e madhe e mishit të gjedhit në tregun vendor (i viçit, i lopës) vjen nga importi.

“Në relacion me dy degët tjera, ruajtja e dhenve dhe dhive, edhe ata janë në rënie e sipër, para së gjithash, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, rentabilitetit të ulët të të dyja degëve, problemi me çmimin e ulët të blerjes së qumështit, çmimi i ulët i blerjes së mishit të qengjit dhe të edhit, problemi me infrastrukturën rrugore deri te kullosat”, shpjegojnë nga OEM. Prandaj, prej atje thonë se është e domosdoshme që të gjitha këto probleme të zgjidhen në mënyrë sinkronike për ngritje të blegtorisë në përgjithësi në një nivel më të lartë.

In : Aktuale

Loading...
loading...