BE miraton paketën 6 miliardë euro për Ballkanin

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian i ka dhënë dritën jeshile përfundimtare miratimit të programit të ndihmës financiare për Ballkanin Perëndimor e cila kap vlerën e 6 miliardë euro.

Ashtu edhe siç është bërë e ditur më parë nga Komisioni Europian, vendeve të Ballkanit Perëndimor u kërkohet miratimi i shumë reformave dhe ku ndër më kryesoret janë ato të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Sakaq për Kosovën dhe Serbinë ka një parakusht e cila ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve si dhe arritjen e dakordësisë për të gjitha marrëveshjet e kërkuara nga Bruskeli. Ndihma financiare prej 6 miliardë euro do të ndahet për çdo vend të Ballkanit Perëndimor në bazë të numrit të popullsisë, ku pjesën më të madhe do ta marrë Serbia.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...