AKADEMI KUSHTUAR PROFESOR ARIF VINCËS ME RASTIN E DHJETËVJETORIT TË VDEKJES

Musa Musai

(1947 – 2008)StrugaLajm

Të kujtojë me shumë respekt unë dhe të gjithë shokët tu.StrugaLajm

Vitët hikin, malli shtohet, për intelektualin me vlera të mëdhaja kombëtare Arif Vincën. Arif Vinca profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, fillimishtë në Kosovë në Rahovec, në Obiliq dhe më në fund, në gjimnazin “Vëllezërit Milladinovci” Strugë. Arif Vinca përjetësishtë do të mbetesh legjenda e arsimit, guximit, qëndresës, trimërisë dhe dashurisë kombëtare. Të gjithë ne, përgjithëmonë, me ti jemi krenar, të kishim, shok mik, përjetësishtë për të gjithë ne ishe dhe mbetesh i shenjtë. Vlerat tua ja rritën nderin familjes Vinca, Veleshtës, Strugës dhe gjithë kombit shqiptar. Prandaj të krahasojmë si intelektual me vlerën e Ylberit, përgjithëmonë i pakapërcyeshëm. I tillë ishe dhe i tillë mbete në fushën e arsimit, dashurisë kombëtare. Ishe i dashur, i afërt, i qeshur për të gjithë ne. Përjetësishtë ishe njeri i sakrificës dhe shumë i rreptë, për të gjithë ata që ishin të rreshtuar si bashkëpunëtor të UDBËS, dhe UDBASHËT.
Të gjithë ne ende kemi bindjen se ti edhe më tutje ligjëron në gjimnazin e Strugës, të cilin aq shumë e deshte. Kishte bindjen e kristaltë, se vetëm përmes arsimit, do të rritet ndërgjegja tek rinia shqiptare. E cila rini shumë të deshti dhe të respektoi kudo, në arsim, në fushën e shkencës, kulturës artit, por edhe në të gjitha protestat për Kosovën Republikë. Prandaj burgun dhe qeliat si i burgosur i ndaje me nxënësit e tu, atyre viteve. Përjetësishtë do të mbetesh Sulejman Vokshi i Strugës. Arif, shpirtërishtë e them se Struga ka nevojë për Arifa si ti.
Të dënuan shumë keq, më 1981 dhe 1982, kur të larguan prej proçesit edukativo arsimor. Vlerat intelektuale të Arifit ishin të mëdhaja, në fushën e pajtimit të gjaqeve, ndërtimit të Poliklinikës në Veleshtë, në fushën politike Nënkryetar dhe disa funkcione tjera të PPD së. Kurse në 1982 të shpallën armik të shtetit Jugosllav, u dënove me burg. Por askundi nuk u theve dhe nuk u luhate, ishe dhe mbete lis i pa thyeshëm. Prandaj shkrimet për ti nuk e zavendësojnë dhimbjen dhe mungesën tande.
Por e nderuar le të jetë dita e shtunë, 20 tetori, në Teatrin “Art Kafe”- Poshka në Strugë në ora 13, do të mbahet Akademi kushtuar dhiet vjetorit të vdekjes tuaj. Atë ditë në mënyrë shumë të dhimbshme por edhe krenare do të bëhen evokime për punën dhe jetën tande të lavdishme. Të pavdekshme do të mbeten kujtimet për ti, shoku jon i halleve vuajtjeve dhe i krenarisë Arif vinca.


Loading...
loading...