Nxënësit arbëreshë priten nga Salim Sulejmani Myftiu i Strugës

Strugë, 16 tetor 2018

Në kuadër të një aktiviteti shkollor, nxënësit arbëreshë nga Liceu i mirënjohur “Shën Adriani” nga Komuna e Shën Mitrit, Kalabari po qëndrojnë në qytetin tonë.
Myftiu i Strugës, Ef.Salim Sulejmani, me shumë kënaqësi i priti këta nxënës nga Kalabria e Italisë duke u folur për historinë e Xhamisë më të vjetër në Strugë “Mustafa Çelebi”.
Nxënësit arbëreshë hynin për herë të parë në ambientet e një xhamie dhe për herë të parë dëgjonin një ligjeratë kushtuar fesë islame dhe rregullave të saj.
Për të gjitha pyetjet e nxënësve nga Liceu i Shën Mitrit (Kalabri), Myftiu me shumë dashamirësi dha shpjegime. Ai u foli për rolin e gruas në islam, për obligimet e gjithsecilit në shoqëri, për tolerancën ndërfetare mes shqiptarëve. Nxënësit arbëreshë dhe profesorët e tyre u njoftuan me obligimet e besimtarëve të fesë islame. Të gjithë jemi të detyruar, tha Myftiu i Strugës, Salim Sulejmani, të bëjmë vepra të mira, të jemi të përgjegjshëm dhe të mos lëndojmë askënd.
Takimi mes nxënësve dhe Myftiut të Strugës kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë. Pasi pinë nga një gotë ujë (uji simbol i jetës) nxënësit u larguan të kënaqur nga ambientet e xhamisë “Mustafa Çelebi” – Strugë.
StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...