Autostrada Strugë-Trebenisht gati më 2020, kushton 45 milionë euro!

Një nga prioritete e rrugëve që do të finalizohen më 2020 , sipas ministrit të Financave, Kiril Minoski është edhe autostrada  Strugë-Trebenishtë në gjatësi prej 8.5 kilometra .Sipas vlerësimeve paraprake, kjo rrugë do të kushtojë 45 milionë euro dhe do të financohet nga EBOR.Ministri i Financave, gjithashtu deklaroi se përvec disa autostradave që tashmë po ndërtohen deri në vitin 2020 do të ndërtohet edhe autostrada Gostivar-Kërcovë ,Shkup –Bllace(Kosovë) si dhe rruga Strugë -Trebenisht.Këto investime kapitale bëhen në drejtim të zhvillimit dhe mbështetjes së të rritjes ekonomike, ka thënë ai.(Strugalajm.com)