Djali i Babushit-Anita Latifi

Anita Latifi

Sot 1 gjë më vinte inat gjithë kohën – U këputën duke më shkruar këta të BDI-së “E po neve na thoshe që jemi të këqinj, shifi këta ç’të bëjnë.”

S’kanë faj. Kishte kohëra kur kjo parti kishte 19 deputetë dhe thirrej në 153.000 votues në terren. Në facebook kishte ca militantë që thurrnin lavde për Aliun, ca që mundoheshin të na bindin me argumentet e tyre dhe një grusht njerëzish që na shanin me nënë me babë sa herë që lexonin diçka antiBDI në postimet tona.

BESA me 57.800 vota dhe 5 deputetë ende pa mbajtur asnjë mbledhje në Kuvend (pos asaj konstitutives) ka prodhuar ushtri të koordinuar hienash që herë të shqyejnë në emër të Zotit herë në emër të moralit herë në emër të “femra e ka vendin në magje”. Më tragjikja është që asnjë prej besatarëve nuk e pa të udhës të distancohet. (Për hir të vërtetës: Vetëm 1 nga postuesit mu drejtua në inbox që të fshij screenshot-in e publikuar, supozoj se është penduar. Dhe normal që e fshiva nga fb – por do ta ruaj në foto si relike të një 9 maji të shëmtuar.)

As ca të LR PDSH-së s’kanë qenë më butë, por besoj se sot të gjithë kanë mar pak mësim.

Të gjithë ata që barazojnë “i zhurmshëm” me “i fortë” kanë gabuar shekullin. Kjo vlen për militantët e të gjitha partive. Është kohë e debatit jo e shpifjeve dhe ofendimeve.

Ju faleminderit për mbështetjen sot – si njeri, jo si femër. Ndonëse ata mendonin se po sulmojnë një femër sot, harruan se kanë punë me “Djalin e Babushit” 😛

PS DHËMBI NA TË JU BËHET NUK HY NË PARTI SADO QË PO TENTONI TË MË MVISHNI PETKA PARTIAKE! Do të rri këtu në fb dhe do të ju zhveshi juve nga petkat e rrejshme!

Ju uroj jetë të frytshme! Se mungesa e ca proceseve të nevojshme dhe të natyrshme në jetërat tuaja është evidente.

Loading...
loading...











Loading…


loading…