Do zgjedhet qeveria e re paralajmëron LSDM

Shumica parlamentare në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren, në procedurë legale dhe legjitime, në mënyrë të qetë, para gjithë opinionit të Maqedonisë dhe botëror, zgjodhi kryetar të ri të Kuvendit, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së deri te mediat.

“E bëmë hapin e parë nga realizimi i vullnetit zgjedhor të 700 mijë qytetarëve. Zgjedhja u përshëndet nga partnerët tanë strategjik SHBA-ja, BE-ja dhe i gjithë opinioni demokratik. Tani Trajko Veljanoski duhet t’ia dorëzojë funksionin dhe të vazhdojnë procedurat demokratike me dhënie të mandatit për përbërje të re të Qeverisë”, thuhet në kumtesë. Sipas LSDM-së, shumica parlamentare është e vendosur për vendosje të institucioneve funksionale, të demokracisë dhe drejtësisë në Republikën e Maqedonisë.StrugaLajm

“Dhuna në Parlament, e nxitur nga Nikolla Gruevski, Gjorge Ivanov, Trajko Veljanoski, Mitko Çavkov dhe grupi i bashkëpunëtorëve të tyre me qëllim të shpëtimit nga përgjegjësia për krimet e bëra, duke përfshirë edhe ato në Kuvend me sulmimin e deputetëve, gazetarëve, të punësuarit në Kuvend nuk guxon të përsëritet. Edhe për atë do të ketë përgjegjësi. Mbetëm të qetë dhe gjakftohtë gjatë gjithë periudhës së provokimeve dhe dhunës dhe treguam se si mendohet në interesat shtetërore dhe se si duhet Maqedonia. Kështu do të jetë edhe në periudhën e ardhshme”, thekson LSDM-ja.StrugaLajm

Bëjnë thirrje që askush të mos bjerë pre e skenarëve të cilët kanë për qëllim të largimit nga proceset demokratike dhe integrimeve në BE dhe NATO. “Qytetarët më 11 dhjetor votuan për jetën e tyre në Maqedoni dhe detyrë e jonë është që këtë t’ua mundësojmë. Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit do të pasojë edhe zgjedhja e qeverisë së re reformuese të qytetarëve”, thuhet në kumtesën nga LSDM-ja.

In : Aktuale

Loading...
loading...