Dogji goma të vjetra paguan gjobë prej dy mijë euro

 

Gostivar, 9 prill – Një banori i fshatit Zdunje të Gostivarit pagoi gjobë prej 123 mijë denarësh për djegien e gomave të automobilave dhe mbeturinave të tjera në vend të hapur, informojnë nga komuna e Gostivarit, njofton Koha.

Gjobën për shkeljen ia ka shqiptuar inspektori komunal për mbrojtjen e mjedisit jetësor, i cili pas denoncimit ka dalë në vendin e ngjarjes.

Rasti, muajin e kaluar e shqetësoi opinionin e Gostivarit, duke pasur parasysh se nga zjarri i fuqishëm ishin krijuar re nga tymi i zi, ndërsa më pas ishin thirrur zjarrfikësit dhe policia.StrugaLajm

Nga Vetëqeverisja Lokale e Gostivarit thonë se do të vazhdojnë me aktivitetet dhe luftën kundër ndotjes së mjedisit jetësor.StrugaLajm

“Në këtë drejtim, inspektorët komunal dhe ruajtësit e rendit kryejnë kontrolle të rregullta dhe veprojnë në mënyrë parandaluese, ndërsa në raste të caktuara marrin edhe masa represive, respektivisht shkelësit i dënojnë me gjoba në pajtim me ligjet pozitive. Apelojmë deri te subjektet dhe qytetarët që të kujdesen për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe u themi se inspektorët komunal do të vazhdojnë të jenë aktiv dhe se kundër shkelësve do të marrin masa përkatëse”, thonë nga komuna e Gostivarit. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...