Doni të arrini lumturinë? Ndiqni këto hapa!

Psikologia Donna Dawnson ka thënë : “Njerëzit janë kafshë sociale”.

Sipas saj duhet të harrojmë paragjykimin që mund të krijohet për personat që nuk gjejnë dot dikë për të kaluar kohën e tyre. Duhet të krijoni një listë që do mbushë hapësirën tuaj të lirë, pa u vënë fare në siklet.

1-Merrni një qenush Nëse asnjë nuk ju gjendet afër, zgjidhja më e mirë është një qenush. Bëni xhiro me të, pasi kjo do ju ndihmojë të largoni edhe ankthin.

2- Lexoni rregullisht

Njerëz të ndryshëm zgjedhin vende të caktuara për të lexuar me qetësi. Duhet ta shënoni në listën e gjërave që do bëni çdo javë.

3- Krijoni një kinema tuajënStrugaLajm

Sërish jeni vetëm! Nuk duhet të mërziteni, në shtëpinë tuaj krijoni kinemanë personale. Zgjidhni një film të bukur, merrni diçka për të ngrënë dhe mendoni të kaloni bukur me veten tuaj.

4- Zbuloni aplikacione të reja

Një nga gjërat që mund të bëni për të shtyrë kohën, është të shkarkoni aplikacione ose lojra në kompjuterin ose celularin tuaj. Do ishte mënyrë e mirë për të kaluar kohën.StrugaLajm

5- Provoni diçka të re

Shijo një eksperiencë që mund të jetë krejt ndryshe nga gjërat që jeni mësuar të bëni. Këshillohet të bëni gjëra të reja, pasi kjo do ju japë më shumë hapësirë të bëheni më kreativë.

6- Harrojini qëllimet

Ecni pa ndonjë destinacion. Të jetoni momentin do ju ndihmojë të dini se çfarë kërkoni në jetën tuaj.

7- Rezervoni për një person Nuk është ide e keqe të prenontoni në restorant, vetëm për një person. Ekzistojnë vende ku njerëzit mund të darkojnë me veten e tyre, pa qenë e nevojshme të jetë dikush tjetër.Cheers!

8- Stërvituni vetëm Në shumicën e rasteve njerëzit shkojnë në palestër me dikë tjetër, pasi kalon koha më shpejt.Ka ardhur momenti të shkoni vetëm, pasi do fokusoheni më shumë te ushtrimet tuaja.

9- Fluturoni vetëm Të shkoni vetëm me pushime, ju shtyn të rritsni vetëbesimin. Kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni më mirë problemet tuaja.


Loading...
loading...