Donika Klenja, nxënësja emblem e kolegjit “ Jahja Kemal “ në Strugë

Sukeset e Kolegjit “Jahja Kemal”, nuk kanë të ndalur. Nxënësit e kësaj vatre edukativo-arsimore gjithnjë e më shumë po ngjiten majeve të suksesit, falë angazhimit të tyre dhe trajtimit adekuat edukativo arsimor që po marrin në këtë vatër arsimore.

Donika Klenja, nxënësja e deridjeshme, emblema e kolegjit “ Jahja Kemal “ në Strugë dhe studentja e ardhshme në shkencat e mjekësisë në Universitetin Bristol në Londër, informon Zhurnal.

“Do të jem e përgatitur për një karrierë të dobishme në një fushë të lidhur me mjekësinë dhe hulumtimin, ku unë kam parë gjithnjë veten në të ardhmen…”.

Këtë fjali e shkëputa nga biseda me Donika Klenja, nxënësja e deridjeshme, emblema e kolegjit “ Jahja Kemal “ në Strugë dhe studentja e ardhshme në shkencat e mjekësisë në Univerzitetin Bristol në Londër.

E mora përtimin, në një shkëputje disavjeçere nga të shkruarit, ta bëj këtë shkrim, nga enthuziazmi dhe vlerësimi për Donika Klenjën, një vajze të re, një, tashmë ish nxënësen e kolegjit “ Jahja Kemal “ , ku Donika Klenja, fëmija e dytë, pas motrës së saj Doruntinës, apsolvente, gjithashtu studente e shkëlqyeshme në fakultetit të Mjekësisë në Shkup, e çiftit bashkëshortor dibran i fisun, Bekim dhe Blerta Klenja( Cami), la të shktuar në trungun dekorativ të Kolegjit, emrin e saj si nxënëse e shkëlqyer në mësime, personalitet e veçantë në sjellje dhe humanitet.StrugaLajm

Kolegjin, por edhe shkollimin paraprak atë fillor në tetëvjeçaren “ Penestia “ në Dibër, i kreu me sukses të shkëlqyeshëm. Donika nuk ka bërë shkollim të rëndomtë si gjithë fëmijët e tjerë. Donika, për këto 18 vite edukate e arsimimi, ka një biografi plot me veprimtari e takime, me plot kuptimin, shkencore. Vlerësimi për sukses dhe personalitet nxënësje shembullore, për Donikën, nis që në vitin 2013, kur merr Mirënjohje për rezultate të larta në vitin akademik 2013-2014 nga kryetari e komunës z. Ruzhdi Lata. Ajo është pjesëmarrëse në shumë gara shkollore dhe jo vetëm, me lëmi e tematika të ndryshme, matematikë, shkenca mjekësore,fizikë, gjuhë joamtare, sport dhe veprimtari shoqërore, si zjarrfikje, të niveleve regjionale, republikane dhe ndërkombëtare. Donika është pjesëmarrëse në shumë projekte të organizuara nga asociacione botërore.

Edhe pse nuk mudemi t`i shënijmë të gjitha, po veçojmë disa; gjatë shkullimit si nxënëse e kolegjit “ Jahja Kemal “ , Donika Klenja merr çmime në garat e gjuhës turke, angleze e shqipe, vendin e parë për ese, si dhe 8 Diploma të nderit të lartë( High honours Degree), për nxënëset me rezultate të larta me mesatare 5.00, vlerësim për shkollimin katërvjeçar i kolegjit“ Jahja Kemal “ . Çmim nderi në Olimpiadën Maqedone të Matematikës, kualifikohet në garën e 19-të mediterane të matematikës, në vitin 2016 kualifikim në Kupën e 5-të europiane të matematikës, po atë vit, çmimin e 2-të në Spaghetti Bridge- gara shkollore në fizikë, po të njejtin çmim në po të njejtën lëmi fizikë, Air Trajectory.

Donika shënon edhe këto rezultate, që për nga karakteri dhe lartësia, janë për t`u lakmuar; prill 2017 Olimpiada E 7-të internacionale e projekteve shkencore ekologjike GOLDEN CLIMATE në Kenia, medalje ari dhe çmim special NEMA, për projektin më të mirë për menaxhimin e mbetjeve solide. Qershor 2017 olimpiada GENIUS SHBA- çmim nderi. Shtator 2017 Olimpiada internacionale e 9-të INESPO e Proekteve skencore ekologjike në Holandë. Prill 2018-tës Svida internacionalee intelektualëve( Intellectual`s Challenge) në Univerzitetin e Kembrixhit, merr 2 medalje ari, 1 medalje argjendi, 1 medalje bronxi, trofe për vendin e dytë në grup dhe e zgjedhur në top 16 debatuesve më të mirë nga mbi 200 pjesëmarrës.StrugaLajm

Këto vlerësime, të kurorëzuara me çmime dhe medalje, për rezultate mësimore me plot atributen e shkencores, që në këtë moshë, të rezultojnë se Donika Klenja është veçanti. Veçanti me mendim shkencëtari, për veten dhe veten e saj në të ardhmen në botën e shkencës dhe jetës. Që sot, në nismë të moshës së pjekurisë, Donika në Deklaratën e vet, definon karakterin, synimin dhe qëllim e jetës së saj. Jetës që e prêt me guxim dhe dashuri, me vështirësi, por me zgjidhje. Sepse Donika njeh veten, njeh aftësitë e saja. “ jam një analiste që ka tendencë të jetë shumë e detajuar duke u mbështetë në arsyet dhe logjikën kur marr vendime”. Ajo ka guximin, se është e sigurtë, “ajo që më veçon është guximi im për të ëndërruar shumë, dhe kur ëndrra më frikëson, jam e sigurtë se ajo është diçka që duhet ndjekur… Shpesh gjej veten në një kaos vështirësish, por më bëjnë më të fortë dhe më të aftë ”. Donika ka dhe shpirtin e bardhë. Donika ka energji dhe vullnet për të punuar me fëmijët. “ Kam përvojë në punën pediatrike, duke qenë vullnetar si një infermiere ndihmëse në departamentin e pediatrisë të Spitalit në vendlindjen time Dibër, ku për një javë mësova se të jesh një fytyrë mjekësore, duke veshur uniformën e bardhë dhe sidomos duke punuar me fëmijët, ishte një ndjenjë unike që të zgjonte çdo mëngjes me të njejtin entuziazëm, plot energji për të ndihmuar dhe shëruar foshnjat që të shikojnë si një hero”.

Që në fillim të jetës akademike, përcakton, kjarët, çka dëshiron; “ … Vitin e kaluar vendosa të bëj një ndryshim në mjedis, në veçanti për burimet energjetike-lëndët djegëse fosile që priten të përfundojnë deri në vitin 2088 “.

Donika ka kryer një proekt kërkimor, të cilin e ka prezentuar në disa konkusre shkencore ndërkombëtare dhe ka konkludon se algat në liqenin e Ohrid janë kandidate potenciale për burimin e karburantit bio prej algave, i cili mendohet të jetë burimi I ardhshëm I energjisë.

Fantazia jetësore e Donikës është përplot me dëshira dhe synime. Ajo është një luftëtare e zjarrtë e mbrojtjes së barazisë gjinore. “ Si një feministe krenare, dua t`i tregoj botës se femrat mund të mësojnë, të arsyetojnë dhe të konkurrojnë me meshkujt në fushën e shkencës, se nuk ka problem shkencor që mund të zgjidhet nga meshkujt dhe jo edhe nga femrat”. Vetëbeson Donika. Dhe nga shpirti humanist që e karakterizon, Donika, si lëmi ku do të punojë ka zgjedhur mjekësinë: “ Program im studimor është Mjekësia Qelizore dhe Molekulare, i cili do të më mundëson trajtimin në shkencën biomjeksore dhe studimin e bazës qelizore dhe molekulare të sëmundjeve njerzore… do të jem e përgatitur për një karierë të dobishme në një fushë të lidhur me mjekësinë dhe hulumtimin, ku unë kam parë vetën në të ardhmen. Unë jam e vendosur në synimin tim për tu marrë në shkencë në fushën e mlekësisë, duke zbatuar pasionin tim , humanitetit tim, njohuritë e mia, aftësitë e mia kërkimore dhe inovative…”

Nga biseda me Donikën kupton sa e lehtë është jeta shkencore, sa interesante dhe tërhjekëse janë ëndërrimet reale të një vajze që me guxim shef jetën përpara. Por për të ëndëruar jetën asisoji duhet të jeshë si Donika, punëtore, ngulmuse dhe realiste.


Loading...
loading...