E DHIMBSHME: Doli nga koma, më tha “mami të dua” dhe vdiq (FOTO)

“Dy muaj! Dy muaj që kur të mbajta në krahë, ndjeva se sa më doje, kur më puthe me buzët e tua të brishta. Dy muaj që kur u përkëdhelëm. Dy muaj që kur nisi ferri total. Kam dashur prej kohësh të shkruaj pak rreth ditëve të fundit me Nolan, se sa fantastik ishte im bir edhe në ditët e tij të fundit dhe sa i bukur ishte. Se si ishte krijuar i gjithi, veç me dashuri. Ky postim mund të jetë i gjatë, por ju kërkoj durim. Kur e çova Nolan në spital për herë të fundit, e dija se diçka nuk shkonte. Nuk kishte ngrënë dhe pirë prej ditësh dhe villte vazhdimisht. Në 1 shkurt, ishim ulur me gjithë ekipin e mjekëve. Kur onkologia foli, pashë dhimbjen e pastër në sytë e saj. Ajo kishte qenë gjithmonë e sinqertë me ne dhe luftoi me ne gjatë gjithë kohës, por analizat e fundit treguan se tumori ishte përhapur. Metastazat në mushkëri kishin avancuar në mënyrë të egër. Ajo më shpjegoi se kanceri nuk ishte më i kurueshëm pasi ishte bërë rezistent ndaj çdo trajtimi. E vetmja gjë që mund të bëhej ishte lehtësimi i dhimbjes gjatë përkeqësimit të tij. Pak më vonë shkova në dhomën e Nolan. Ishte ulur në karrigen e tij të kuqe dhe po shikonte në Youtube nga tableti i tij. U ula pranë tij dhe mbështeta kokën me të tijën dhe bëmë këtë bisedë, të cilën noa.al e sjell të shqipëruar më poshtë:

Unë: Vogëlush, të dhemb kur merr frymë?

Nolan: … Po.

Unë: Ndjen shumë dhimbje brenda vetes shpirt?

Nolan: (duke parë poshtë) po.

Unë: Ky kanceri ta shpif. Nuk duhet të luftosh më.

Nolan: (Me lumturi të plotë). Jo??!! Por do e bëj për ty mami!!

Unë: Jo!! Është kjo ajo që ke bërë?? Ke luftuar për mamin??

Nolan: Sigurisht!!

Unë: Nolan, kush është detyra e mamit?

Nolan: Të më mbajë të sigurt! (me një buzëqeshje të madhe)

Unë: Shpirt… nuk mund ta bëj më këtu. E vetmja mënyrë që kam për të të mbajtur të sigurtë është në qiell. (zemra ime u nda më dysh)

Nolan: Kështu do shkojë në parajsë dhe do luajë deri sa të vish ti! Do vish vërtetë?

Unë: Absolutisht! Nuk mund ta heqësh qafe mamin kaq lehtësisht.

Nolan: Faleminderit mami!!! Do shkojë të luaj!

Ditën tjetër po pushonte, ashtu siç fjeti pjesën më të madhe të ditëve. Doja të merrja në shtëpi. Donim vetëm një natë më shumë bashkë. Por kur u zgjua vendosi hundën e tij tek e imja dhe tha, “Mami s’ka gjë, do rrimë këtu”. Vogëlushi 4 vjeç, donte të sigurohej se gjërat ishin mirë për mua. Kështu në mes të krevatit për 36 orët që pasuan, luajtëm dhe e pashë sa më shumë që munda. Pak a shumë një orë para se të vdiste, më tha se si e donte funeralin e tij dhe çfarë donte që të vishte. Rreth orës 21.00 po shihnim Youtube në krevat, dhe e pyeta Nolan nëse mund të futesha në dush. U mendua dhe tha, dakord mami. Në momentin që dera e banjës u mbyll, mbylla sytë dhe rashë në një gjumë të thellë… Kur hapa derën e banjës, ekipi i mjekëve ishin rreth krevatit të tij, dhe të gjitha kokat u kthyen drejt meje me lot në sy. Më thanë, ‘Ruth është në një gjumë të thellë. Nuk dëgjon asgjë’. Frymëmarrja e tij ishte shumë e lodhur. U hodha mbi krevatin e tij dhe i vendosa dorën në fytyrë. Më pas ndodhi një mrekulli që nuk do e harroj kurrë… Engjëlli im mori frymë thellë, hapi sytë, buzëqeshi dhe më tha, “të dua mami”, ktheu kokën drejt meje në 11:54. Nolan Scully vdiq ndërsa po i këndoja “ti je dielli im”. Doli nga koma për të më thënë që më donte me një buzëqeshje në fytyrë! Im bir vdiq si një hero, një luftëtar dhe me dashuri deri në momentin e fundit”.

Loading...
loading...











Loading…


loading…