E nderuara mësuese, Rajmonda Mamudi !

U informova hollësisht, dhe sigurisht që u gëzova që ju personalisht, në orët e mësimit të lëndës që ligjeroni- në gjimnazin “Ibrahim Temo” të Strugës, keni gjetur “vendligjerimi” edhe për personin edhe për “biografinë” time personale. Faleminderit për “nderin” që më keni bërë, por duhet patjetër tu rikujtoj vetëm një gjë, që është me shumë interes edhe për juve personalisht edhe për ata “ligjerues” që mund të kopjojnë “planprogramin tuaj mësimor”: Sikur unë dhe bashkpuntorët e mi, një numër prej të cilëve i keni kolegë pune edhe ju e nderuara mësuese, nuk do t’i “nxitnim” nxënësit e dikurshëm, që sot janë gjithashtu kolegët tuaj (si Neki Lumani etj, etj) të kërkojnë vendin e tyre në ato banka të asaj shkolle, që ka vulën e përgjakur të gjimnazit “Hajdar Dushi” (në Ladorisht), sot për ju dhe kolegët e brezit tuaj do të kishim “biografira” që as ju për vete (me gjithë “guximin” që kushedi kush ua ka dhënë) s’do t’u pëlqente.
Unë askënd dhe për asgjë nuk kam nxitur. Kur është dashur të ngrihet zëri, madje edhe më shumë se aq, një herë kam ngritur zërin tim, një herë kam vënë veten ku duhet, pastaj kam “nxitur” edhe të tjerë; pse jo edhe nxënësit bashkë me prindërit e tyre.
Ndërsa sot për fat të keq, për turp e për faqe të zezë, ju që e gjetët sofrën shtruar, në vend që të “nxitni” veten tuaj, në vend që të shkruani orën e mësimit (evidencën pedagogjike dhe librin e amzës) në Gjuhën Shqipe, në vend që të mbroni me çdo mjet e sakrificë të arriturat me djersë dhe me gjak “nxënësish” si Abdylselam Emini, ju i jeni dorëzuar amullisë dhe dini “të protestoni”, bashkë me kolegët tuaj sllav, vetëm për ngritjen e rrogave. Mund të konstantohet fare lehtë se çdo të ndodhte me ju “ligjerues” të emrave që sakrifikuan çdo gjë për ju, mësuese e nderuar.
Mos keqpërdorni “komoditetin”, që shumë kush prej jush nuk e meriton dhe shumë kush prej jush një ditë të afërt, bashkë me “mentorët” e shërbimeve sekrete sllave, do ta gjejnë “birën e miut” që meritojnë…

Me shumë respekt, Lebit Murtishi.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...