Eroll Abdiu nga Zhitosha,kandidat i PDSH-së për Dollnenin

Edhe në Dollnen në komunën ku elementi shqiptar është i konsiderueshëm kanë filluar lëvizjet e para që kjo komunë sërish të kthehet në drejtimin e partive shqiptare.Edhe pse akoma nuk ka asgjë zyrtare, rigrupimet dhe lëvizjet në këtë drejtim tashmë kanë fillur kjo edhe për efekt të presionit që kjo komunë të rikthehet në drejtimin e shqiptarëve.Rrethe të afërta me PDSH-në, për Strugalajm.com ,thonë se kandidati më i sigurtë i kësaj partie në garën për kreun e Dollnenit,do të jetë Eroll Abdiu.Ai vjen nga Zhitosha ,një nga lokalitetet shqiptare të kësaj komune , pavarsisht se cila parti ka fituar gjithmon votën e ka orientuar për kandidatin shqiptar.Eroll Abdiu, me profesion është jurist i punësuar në Fondin Pensional kuadër që u ka dalur në ndihmë shqiptarëve të kësaj ane, theksojnë aktivistët e PDSH .Nëse  zyrtarizohet kandidatura e Abdiut ashtu sic edhe janë pritjet për herë të parë një kandidat nga Zhitosha do të synojë kreun e Komunës së Dollnenit .Dollneni është një territor i gjërë në fushën e Pellagonisë, komun e cila këtë mandat drejtohet nga VMRO si pasojë e përcarjes së partive shqiptare.(Strugalajm.com)

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...