Aksidenti tragjik në Prrenjas, i mori jetën një strugani

Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Elbasan informojnë mediat shqiptare,transmeton Strugalajm.com.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se viktimë ka mbetur një burrë me shtetësi maqedonase dhe janë plagosur katër të tjerë.

Aksidenti

Në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas në fshatin Urakë, shtetasi M.M., 64 vjeç banues në Ohër Maqedoni, duke drejtuar mjetin me targa OH 0688 AB, ka dalë nga rruga.

Si pasojë  ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasagjeri shtetasi  M.M. 47 vjeç banues Strugë, Maqedoni

Gjithashtu është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët;

Xh.M., 50 vjeç, banues në MaqedoniStrugaLajm

Sh.M., rreth 41 vjeçe (bashkëshortja e viktimës) e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në Tiranë.

M.M., 62 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit) banuese në Maqedoni.

Drejtuesi  i mjetit dhe dy shtetasit e tjerë janë në Spitalin e Librazhdit  jashtë  rrezikut  për  jetën.

Policia po vijon punën për  zbardhjen  e  shkaqeve të rrethanave të daljes së mjetit  nga  rruga.

Për shkak të reshjeve, në këtë aks ka pasur lagështirë këtë të martë, gjë që mund të ketë ndikuar në aksidentin tragjik.

In : Aktuale

Loading...
loading...