Gjithmonë paguan Pacolli – shakaja në rrjetet sociale për Ramën e Thaçin

Behgjet Pacolli përveç si presidenti i AKR-së, në Kosovë njihet edhe si një prej njerëzve më të pasur.

‘Baci’ siç e thërrasin vëllezërit e miqtë e tij, është pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Mabetex’, e në Hajvali ka një rezidencë milionëshe në të cilën disa herë kanë qëndruar politikan të ndryshëm si Hashim Thaçi e Edi Rama.

E në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku Pacolli shihet së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në foto shihen dy politikanët shqiptar teksa fotografohen duke bërë me gisht nga Pacolli.

“Ky pagun”, është teksti që e shoqëron fotografinë.