Goli që i mori jetën trajnerit egjiptian

Ish trajneri egjiptian Abdel Rahim Mohamed ka pësuar një atak kardiak në momentin kur Egjipti ka pësuar golin e dytë nga Arabia Saudite, gol i cili vendosi fitoren e skuadrës nga Lindja e Mesme. Mohamed ishte angazhuar si komentues sportiv në një media në Egjipt për Kupës e Botës. Ai mori një goditje të fortë në zemër pas golit në minutën e pestë shtesë në ndeshjen Egjipt-Arabi. Ai u dërgua menjëherë në spital por pas 30 minutash ai ka ndërruar jetë. Pas ndeshjes të gjithë morën vesh lajmin për goditjen në zemër të Mohamed, i cili më parë ka qenë edhe trajner. Homologu i tij, Hektor Kuper u shpreh se shpreson që Mohamed t’i mbijetojë asaj goditje në zemër, por ishte tepër vonë.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...