ZYRTARE/ BE: Nuk ka negociata për Maqedoninë e Shqipërinë këtë vit, flasim në fund të 2019

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur që Shqipërisë të mos i hapen negociatat.

BE nuk ka vendosur një datë të saktë se kur mund të diskutohet për hapjen e negociatave.

LEXO EDHE:

Ministri Bushati falenderon BE për shtyrjen e negociatave

E lobuar dhe trumbetuar me të madhe nga Edi Rama se këtë vit hapen negociatat, sepse Shqipëria i ka përmbushur ato që janë kërkuar, në fakt BE mendon ndryshe.

Ministrat e Jashtëm të BE-së mendojnë se Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet e kërkuara.

Në qëndrimin përfundimtar të vendeve të BE-së, thuhet se Shqipëria ka nevojë për përparim të mëtejshëm për luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformës në gjyqësor.

Kështu që sot u vendos që Shqipëria mund të diskutojë me BE-në për të hapur negociatat në vitin 2019.

Por kur do të diskutohet?StrugaLajm

Shqipëria mund të ketë shanse që të bisedohet për hapje të negociatave në dhjetor të vitit 2019. Nuk bëhet fjalë për qershorin e 2019, por fundin e vitit të ardhshëm.

Për BE një test shumë i rëndësishëm i Shqipërisë do të jenë edhe zgjedhjet lokale. I gjithë procesi do të jetë nën një monitorim të madh nga BE.

Postimet në Twitter në faqen e samitit:

FYROM: Përparimi në prioritetet e reformave të nevojshme, gjithashtu rezulton në luftën kundër korrupsionit, ruajtjen, thellimin e momentit aktual të reformës.

Shqipëria: ka nevojë për përparim të mëtejshëm në reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar. #EUenlargement #Enlargement

Image

In : Aktuale

Loading...
loading...