Haxhi Dauti,strugani që i dha zë muzikës shqiptare

”Të krijosh larg atdheut dhe me mall për atdheun, është një sfidë me veten, por edhe me ambientin që të rrethon’’e nis bisedën Haxhi Dauti, kantautori me origjinë nga Struga që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Këngëtari i hiteve ‘’Larg u largova’’ dhe ‘’ E njëjtë mbetet Itaka’’,krijme artistike këto që tashmë janë futur në fonotekën e artë të muzikës shqiptare, të prezantuara në dy edicione në Festivalin e madh të dhjetorit në kohën që Shqipëria po hapej ndaj botës, por edhe ndaj shqiptarëve jashta kufijëve të saj politikë, pas një diktature të egër komuniste shfaqet i mallëngjyer kur duhet të tregoj për rrugëtimin e tij artistik.Vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar ishin vitet kur muzika rok dhe pop po arrinin kulminacionin dhe po ndikonin edhe në rininë e atëhershme në Strugë, tregon Haxhi Dauti .’’Hapat e para në botën e muzikës i bëra që në moshë të vogël rreth moshës 10 vjecare në Strugë kur fillova mësimet e para për kitarë nën kujdesin e mësuesit Kaim Murtishi.Ndërsa,orientimi drejt muzikës rok dhe pop erdhi edhe falë ndikimit që në atë kohë pati në formimin tim muzikor, Vedat Bojku, një nga pionerët e këtij zhanri të muzikës në Strugë.Ndërsa, prezantimet e para, para publikut i kemi pasur me grupin ‘’Senkis’’,bashkë me Bashkim Zendelin dhe pjestarët e tjerë’’nënvizon ai.Dauti ,shfaqet tepër emocional kur tregon për jetën e rinisë strugane në vitet e shtatëdhjeta, të cilën e përshkruan si të etur për të përqafuar tendencat e reja të kohës, pavarsisht gjendjes jo shumë të mirë ekonomike.’’Ishte një sfidë në vete atë kohë të kishe një kitarë apo një radio’’ tregon ai.Ndërkohë, me shumë nostalgji artisti Dauti kujton regjistrimet e këngëve të para në Radio Televizionin e Prishtinës ku për disa vite me radh ishte prezentë atje pas një sygjerimi që i bëri gazetari strugan Avdi Lena, i cili atë kohë punonte në Radio Prishtinë.’’Takimi me Prishtinën dhe Kosovën për një të ri që akoma nuk i kishte mbushur të 18 vjetët në Strugë, ishte një moment i ri pasi atje kishte një tjetër frymarrja e cila ndihej kudo, duke filluar që nga autobusi që të priste me muzikë shqiptare e kudo tjetër .Në fillim regjistrova këngën ”Larisa”, pastaj dhe këngë të tjera pjesë të diskut ‘’Ëndërra e fantazisë’’,thekson ai.Emigrimi drejt Amerikës në një moshë të re dhe lënia në mes e shkollimit të mesëm, ishte një tjetër momentë që do të reflektohej në krijmtarinë artistike të kantautorit Haxhi Dauti, pasi në vitin 1984 publikon albumin me 12 këngë ‘’Struga Ime’’ .’’Ishte koha kur të gjithë shokët e mi ishin duke ndjekur studimet e lartë në Prishtinë dhe Shkup, ndërsa unë po bëja një jetë mërgimtari në Amerikë, përjetime të cilat i hodha në shirit në albumin ‘’Struga ime’’, ku i kondoja mallit për vendlindje,dashurisë dhe ëndrrave të rinisë.Mirëpo, ishte kjo kohë që unë reflektova dhe arrita të regjistroj studimet e larta për inxhinieri, gjë që më krijoi hapësira të re sepse në këtë kohë themeluam bashkë me vëllain kompanin tonë të ndërtimit.
‘’Larg u largova’’i sjell suksesin në Tiranë
Një moment të rëndësishëm në karrierën e tij të gjatë artistike kantautori Dauti e konsderon pjesmarrjen në evenimentin më të madh të muzikës shqiptare në Festivali e madh të dhjetorit të RTSH-së, në vitin 1993 me Këngën ‘’Larg u largove’’,një krijim i tërësishëm i tij me të cilin arriti një sukses të padiskutushëm në Pallatin e kongreseve në Tiranë.’’Shkoja për herë të parë në Shqipëri, dhe atdheu ynë i dashur nuk ishte ashtu sic unë e paramendoja, komunizmi kishte lënë shumë pasoja me të cilat ndesheshe kudo .Ndërkohë, në aspektin artistic publiku e pranoi këngën shumë mirë dhe me sukses u kualifikuam në finalen e festivalit.Gjithashtu edhe në vitin pasardhës këngë ‘’E njëjta mbetet Itaka’’përsëriti të njëjtin sukses ‘’,tregon Dauti për përjetimet e tija në evenimetin më të madh artistik të këngës në botën shqiptare të asaj kohe .Ndërkohë, fill pas këtyre sukseseve vjen një periudhë tjetër ku atë nuk e shohim në këtë aktivitet të cilin vet Dauti, e kualifikon si një moment ku dikujt pjesmarrja e tij në Festivalin e dhjetorit i prishte llogaritë .’’Muzika, gjithmonë për mua ka pasur një rëndësi të vecantë dhe e pa kondicionuar nga përfitimi matrial.Të gjitha këngët që kam krijuar kanë pasur një provokim artistik’’,thotë ai.Ndërkohë, kur pyetet për nivelin e muzikës së sotme shqiptare Dauti potencon se ajo ka bërë hapa përpara në cdo drejtim dhe ka prodhuar emra me kapacitete të mëdha intrepretimi .Për Dautin ,kënga dhe arti janë një shoqërues i përhershëm, pa të cilat ai thotë se nuk e paramendon veten.Ai thotë se pavarsisht se a këndohet në festival apo në një koncertë, ai gjithmonë do të krijoj muzikë sic thotë për veten dhe të gjitha ata që e pëlqen dhe duartrokasin muzikën e tij.Në këtë aspekt ,ai potencon se shpesh në të kalurën sidomos në vitet e tetëdhjeta, edhe është paragjykuar nga shqiptarët e Amerikës për faktin se nuk ka kënduar këngët e traditës por ka kultivuar muzikën rok dhe pop .

Jeta në Amerikë
Në Amerikë jeta nuk ka qënë një fushë me lule për një të ri 18 vjecar, edhe pse hollivudi dhe muzika kishin krijuar një perceptim tjetër nga larg për vendin e ëndrrave tregon Haxhiu.’’Në fillim duke qënë se isha pa një kualifikim mu desh të punoja punë të ndryshme por falë mbështetjes së vëllait tim I cili më herët kishte emigruar në Amerikë po ambientohesha .Ndërkohë, takimi rastësor me një amerikane me origjinë arbëreshe, më dha mundësinë të informohem për regjistrim në një shkollë nate të mesme e cila ishte shansi i ime i artë, sepse arrita të finalizoj shkollimin e mesëm të cilën e kisha lënë përgjysëm në Strugë, pas emigrimit në Amerikë, që mi hapi dyert për mbarimin e fakultetit të inxhinierisë dhe më krijoi një bazamentë më të mirë financiar për familjen time të ngushtë, sepse pa humbur kohë themelova kompanin time të ndërtimit ’’thekson ai.Përvec dimensionit artistik, Haxhi Dauti, ka pasur edhe dimenzionin e veprimtarit të diasporës shqiptare në Amerikë sepse për shumë kohë ka qënë asistentë ish kongresmenit me preardhje arbëreshe Xhozef Dio Gardi një nga emrat e njohur në Amerikë, pro kauzës shqiptare në ballkan.Ka qënë themeluesi dhe drejtues për një kohë i degës së PPD-së, partisë së shqiptarëve të Maqedonisë në Amerikë.Gjithashtu, Dauti ka qënë themelues dhe kryetar i parë i Këshillit Shqiptaro-Amerikanë pararendëse e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.Për këtë angazhim të tij në jetën organizative të komunitetit shqiptar të Amerikës, Dauti potencon se ka qën i natyrshëm dhe i domosdoshëm, sepse kjo veprimtari nuk duhet kuptuar si një detyrim, por si një kontributë për kombin pa marr parasysh .Ai tregon se gjatë gjithë kësaj veprimtarie, gati tridhjet vjecare ,gjithmonë kur e ka dashur nevoja për të rojtur unitetin dhe kohezionin e organizatave ku ka bërë pjesë, është tërhequr nga drejtim.’’Duke qënë se kompania ime e ndërtimit gjithmonë ka realizuar punë publike të kontraktaur nga shteti ne kishim mundësi të krijojmë një sër njohjesh me personalitete të rëndësishme të cilat I kam shfrytëzuar në dobi të vendosjes së kontakteve me eksponentë të lartë të politikbërjes amerikane në dobi të kauzës sonë’’,thotë ai.Dauti.Ndërkohë,kur i duhet të flasi për realitetin e shqiptarëve në Maqedoni ,Dauti potencon se shqiptarët akoma kanë përballë maqedonasit dhe jo shqiptarin, dhe nuk duhet të futen në përplasje të panevojshme ndërmjet veti sepse realishtë nuk e kanë vendimarrjen në asnjë segment me peshë në Maqedoni.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

StrugaLajm


Loading...
loading...