Kush ishte Ismet Koka Arifi, personi i vrarë mbrëmë në Çair?

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar incidentin e përgjakshëm që ndodhi mbrëmë në Çair. Zyrtarët e MPB-së kanë konfirmuar incidentin që ndodhi në Çair rreth orës 22:30, ku mbeti i vrarë një person.

I vrari është Ismet Koka Arifi kurse personi i plagosur rëndë është Kemal Lusjani. Ismeti ishte nga fshati Bllacë kurse Kemali është nga Çairit.

Ismeti njihet si person që në zgjedhjet e fundit kishte bërë aktivitet për SDSM-në dhe të shpeshta kanë qenë rastet kur ka shrehur qëndrimet kundër politikbërjes së BDI-së.StrugaLajm

Shoqëria e Ismetit me të plagosurin Kemal Lusjanin mund të vërtetohet edhe nga fotografitë e tyre në facebook ku shpesh ata kanë qenë së bashku. I tillë ishte edhe rasti i mbrëmshëm kur ata kanë qenë bashk ne veturën Passat të Ismetit dhe janë gjuajtur me armë zjarri që për pasojë kishte vdekjen e Ismetit dhe plagosjen rëndë të Kemalit i cili vazhdon të jetë nën përkujdesje të mjekëve në spitalin e Shkupit

In : Aktuale

Loading...
loading...