Historia muzikore e kombit shqiptar, përmes 170 instrumenteve popullore

Mbi 170 vegla muzikore popullore të përdorura në territorin shqiptar gjatë shekullit XIX dhe XX, janë ekspozuar sot në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë.

E titulluar “Midis Shekujsh”, ekspozita e ideuar nga koleksionisti Ermal Sela dhe kuratori Klajd Ymeri, ka zgjuar interesimin e shumë artdashësve.

“Kjo ekspozitë erdhi si pasojë e mbi shtatë vitesh mbledhje dhe koleksionim të veglave muzikore popullore. Pasi vazhdonin të flinin në ambientet e shtëpisë time vendosa t’i shfaq për publikun që mund të ketë interes të njohë një trashëgimi të paçmuar të kulturës tonë. Falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Historik Kombëtar sot jam në këtë ekspozitë katër ditore”, tregon koleksionisti Sela gjatë fjalës së mbajtur në hapjen e ekspozitës.StrugaLajm

Koleksioni që prezanton koleksionisti Ermal Sela përmban mbi 170 veglave muzikore popullore, duke treguar përmes tyre historinë muzikore të një kombi, transmeton ATSH.

Aty ka vegla membranofone, idiofone, kordofone dhe aerofone. Shumë vegla të këtij koleksioni janë të rralla dhe kanë dalë nga përdorimi. Të gjitha veglat janë pjesë e koleksionit privat të Ermal Selës.StrugaLajm

Ai ka mbi shtatë vite që mbledh dhe ruan këto vegla. Gjatë kësaj kohe është njohur edhe me shumë artizanë, të cilët vazhdojnë të mbajnë gjallë punimin e veglave popullore muzikore.

Ekspozita e çelur për artdashësit në 11 nëntor, do të qëndrojë e hapur deri në 15 nëntor.


Loading...
loading...