LSDM po shqyrton propozimin e Ziadin Selës

Parlamenti në periudhën në vazhdim do të votojë për ministër të shëndetësisë, ministër pa resor për investime të huaja si dhe zv.ministër të arsimit por jo edhe për rekonstruim të qeverisë. Burime të larta qeveritare theksojnë se edhe pse ka qenë në tavolinën e bisedimeve ky propozim, megjithatë për momentin nuk do ketë rindarje të pozicioneve, transmeton Zhurnal.mk

Megjithatë deri në fund të javës që vjen nuk pritet që propozimi i kryeministrit të arrijë në parlament, e deri atëherë ai duhet të jep dritë jeshile për propozimet e ASH dhe BDI për kandidaturat e tyre për ministra.

Deri më tani nuk ka përgjigje nga partia e Zaevit se si planifikojnë që të menaxhojnë kërcënimet e BDI se nuk do të votojnë propozimet e ASH nëse lideri i tyre nuk i kërkon falje Ahmetit për akuzat se ky i fundit paska qenë iniciator për likuidimin e Selës më 27 prill në parlament.StrugaLajm

Se Sela e kishte tepruar periudhën e kaluar me deklarata agresive që kanë dëmtuar qeverinë, të shtunën në takim ia ka thënë dhe Zaevi, ndërkohë që krahas menaxhimit të raportit të tij me Selën, Zaev duhet të gjejë mënyrën se si të fusë Thaçin në qeveri e të mos largojë ASH.

In : Aktuale

Loading...
loading...