I nxehti i paparë në Arizona në USA(Foto)

Edhe para disa ditësh u raportua për temperatura të larta në shtetet amerikane, e kjo duket se po vazhdon akoma. Pamje të tabelave të shkrira në rrugë po ndodhin edhe sot. Por, qytetarët kanë marrë ‘masa për këtë’, duke ilustruar të nxehtin edhe me fotografi interesante siç është vozitja me mbrojtëse për djegie. Temperatura aktuale në këtë vend është 47 gradë Celsius, kurse në beton 76, dhe nuk është për tu çuditur që disa pajisje në veçanti ato të plastikës janë duke u shkrirë në asfaltin e nxehtë. Ndërkaq, temperaturat më të larta në Phoenix të Arizonës (SHBA), ishin shënuar më 26 qershor të vitit 1990, kur mbi këtë shtet amerikan qytetarët panë të tmerruar në termometër se temperatura kishte arritur në 50 gradë Celsius.

StrugaLajm

StrugaLajm


Loading...
loading...