JA CILËT JANË KUNDËR BARAZISË SË POPULLIT SHQIPTAR NË MAQEDONI

Abdulla Mehmeti

1. Disa fraksione politike të vjetra me orientim ekstrem sllavo-ortodoks në radhët e partive politike më të mëdha maqedonase, LSDM, OBRM-PDUKM dhe parti të tjera më të vogla, të cilat kurrë nuk kanë qenë të interesuara për formimin, forcimin dhe ruajtjen e Maqedonisë si shtet i pavarur dhe sovran, duke e kuptuar Maqedoninë si rajon të varur politikisht dhe ekonomikisht nga jashtë, si koloni të Serbisë, Bullgarisë dhe sidomos të Rusisë.

2. Disa qarqe intelektuale sllave në Maqedoni, në ASHAM dhe disa institute shkencore, nga mosnjohja e së vërtetës historike të këtij vendi, të helmuar nga propaganda e huaj, sidomos ajo greke dhe ruse.

3. Drejtuesit e disa partive politike të shqiptarëve, të cilët janë të vetëdijshëm se u „digjet“ e veprimtaria e tyre politike e derisotme, nga frika se nuk kanë vizion tjetër politik dhe si pulat qorre e mbajnë në sqep vetëm atë kokërr që kanë arritur ta rrëmebjnë në konkurrencën e madhe të ideve dhe vizione të reja që po lindin në Maqedoni, si opsione më të qarta dhe me perspektivë edhe për shtetin e maqedonisë, edhe për popullin shqiptar, edhe për popullin maqedonas dhe bashkësitë tjera etnike.StrugaLajm

4. Mediat e korruptuara, të cilat besojnë që asnjëherë nuk do t’u vijë rasti i artë për zhavtjen e drejtuesve të partive poltike aktuale të shqiptarëve, duke qenë paravani dhe mburoja e tyre nga përhapja e së vërtetës për dështimet e derisotme të këtyre partive politike.

5. Nëntoka kriminale, e cila në klimë poltike më të qetë dhe nga poltikanë të ndershëm e humb terrenin dhe ,,tregun” e saj në Maqedoni.StrugaLajm

6. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe disa udhëheqës të lartë të pushtetit aktual në Tiranë dhe Prishtinë, të cilët përherë e kanë konsideruar Maqedoninë si oazë e qetë për zhvillimin e bizneseve të tyre, ndërsa shqiptarët e maqedonisë i kanë trajtuar si monedhë kusuritje për lojëtar e tyre politike në raport me vendet tjera fqinje, sidomos Greqinë dhe Serbinë.

7. Mbi 70% e banorëve të Maqedonisë, pavarësisht nga përkatësi e tyre kombëtare, konfesionale dhe çfarëdo përkatësie tjetër, janë për barazi të plotë kombëtare dhe qytetare mes shqiptarëve, maqedonasve dhe të tjerëve në Maqedoni, dhe angazhohen për shtet demokratik, shtet ligjor, si dhe për hapjen e perspektivave ekonomike dhe zhvillimore, prandaj edhe janë mbështetës të fuqisshëm të integrimit të këtij shteti në NATO dhe BE.

Këtë të vërtetë e fshihin me qëllim poltikanët dhe mediat e financuara prej tyre, si për opinionin e brendshëm edhe atë ndërkombëtar!

(7 nëntor 2018)


Loading...
loading...