Ja sa çifte u kurorëzuan gjatë vitit 2016 në Kosovë

Ja sa çifte u kurorëzuan gjatë vitit 2016 në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin për numrin e kurorëzimeve në vendin tonë për vitin 2016.

Sipas këtyre të dhënave brenda vitit janë kurorëzuar 17 mijë e 410 çifte. Prej të cilave 16 mijë e 51 në Kosovë, e 1 mijë e 359 jashtë Kosovës, raporton lajmi.net

Nga këto statistika del se mosha mesatare e të martuarve ishte 29.8 vjet. Prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31.6 vjet, kurse e femrave 28.1 vjet.

Në bazë të grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeç me 5 mijë e 238 raste ose 32.6%, ndërsa tek meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 4 mijë e 877, ose 30.4%.StrugaLajm

Komuna e Prizrenit zë vendin e parë në Kosovë me 1 mijë 486 kurorëzime, ose 8.5%, pastaj vjen Prishtina me 1 mijë 372 kurorëzime, ose 7.9%.

Ndërsa, në vendin e tretë është Ferizaj me 995 kurorëzime, ose 5.7% etj.StrugaLajm

Përkatësia etnike e femrave dhe meshkujve të kurorëzuara është: shqiptare (femra me 92.2% dhe meshkuj me 95.7%); serbe (femra me 0.9% dhe meshkuj me 0.9%); turke (femra me 0.4% dhe meshkuj me 0.5%); boshnjake (femra me 1.2% dhe meshkuj me 1.2%);  rome, ashkalike dhe egjiptiane (femra me 1.2% dhe meshkuj me 1.2%).

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri  i femrave të kësaj kategorie është 10 037, ose 62.5%, dhe e meshkujve 11 476, ose 71.5%. /Lajmi.net/

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...

©