Misteri i vdekjeve në Simnicë të Gostivarit

Nga Urim SALIHU

Epidemi apo edhe më keq një pandemi e mundshme, kjo s’ka më rëndësi.Edhe sikur të jenë shuar gjurmët e gjithçkaje, kanë mbetur ato të vdekjes së dy njerëzve te familjes Miftari.Askush nga ne nuk ka dy jetë dhe kjo e fundit është e shtrenjtë .Sa luftë bëjmë për të.Gjëja e trishtë e gjithë kësaj historie është se ikën përgjithmonë dy jetëra të reja, ikën shpejt me misterin e vdekjes që nuk e di askush.

Ne nuk jemi ekspert por diku është përgjegjësia dhe nëse lejojmë gjithë ne, është familja e atyre që ikën që nuk do t’a lejojë asnjëherë këtë ngjarje të mbarojë me kaq.Dhe ata që kanë përjetuar këtë dhimbje njerëzore kanë gjithmonë të drejtë.

Thonë se dita e hënë do jetë ajo që përcakton saktë se nga është burimi i gjithë këtij misteri vdekjeje, por dikush u përvëlua përgjithmonë sepse përcolli njerëzit më të shtrenjtë.Kë të qajnë më parë banorët e Simnicës kur ata janë të trishtuar dhe nuk e dijnë se cfarë është duke ndodhur saktë.Ata nuk i besojnë asnjë lajmi më shumë se tragjedisë që ndodhi shpejt, para syve të tyre.Ata kanë të drejtë të jenë të shqetësuar sepse e keqja nuk ka kaluar akoma , vetëm mbështillet me deklarata zyrtarësh ose për të mbrojtur veten, ose për të larguar panikun e njerëzve.

Por ato vdekje n’a prekën të gjithëve dhe bashkë me t’a mbeti frika tek secili se prej nga vjen .

Fatkeqësisht kjo ngjarje tragjike e gjeti një shqiptarë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.Taravari si një njeri është human këtu nuk ka pikë dyshimi. Por midis të qenit mjek dhe politikan dhe me post të një ministrie të rëndësishmë është një dallim thelbësorë.Nuk është njëjtë të jesh mjek dhe njëjtë të jesh politikan.

Dikur u shua Tamara e vogël dhe ish ministri Todorov nuk bëri kurrë gjumë të rehatshëm.Iku një vazjë e vogël dhe gishti gjithmonë mbeti tek institucioni i Minitrisë së Shëndetësisë, mbeti tek ai.Të gjithë harruan, por familja e Tamarës së vogël jo.StrugaLajm

Taravari ka sot një post dhe nën drejtimin e këtij posti u shuan dy njerëz.E vërtetë tjetër nuk ekziston.

Prandaj në Gjermani, Danimarkë, Francë dijnë të japin dorëheqje ata që drejtojnë institucione sepse e dijnë poashtu se në ditën kur marrin përsipër përgjegjësi të mëdha, rruga e tyre do jetë plot labirinthe.

Do vazhdojë ose jo Taravari.Ik ai apo vjen dikush tjetër apo qëndron akoma në krye të Ministrisë së Shëndetësisë përsëri Taravari , duhet të zbulojë pikë për pikë gjithë shkakun e kësaj tragjedie.Ai dhe partia e tij janë në Qeveri dhe duhet ti trazojnë gjithë institucionet që ta vërtetojnë shkakun e kësaj tragjedie .Në të kundërtën situata kurrë nuk mund të thuhet se është në kontrollë në institucionet e një shteti të raskapitur ku me vite nuk ka funksionuar asgjë dhe aq më keq në spitalet shqiptare ku më shumë sëmuresh se sa ndodhë e kundërta.Mos hyjmë te kushtet, investimet sepse do vajtojmë të gjithë pandërprerë.

Fati i keq e deshti që ky rast tragjik të ndodhë kur është nën drejtimin e një ministrie përkatëse një shqiptar por ata familjarë që u përvëluan përgjithmonë dhe shumë njerëz që jetojnë në ankth , duhet të marrin përgjigjen e madhe.Duhet trazuar cdo gurrë, që e vërteta e kësaj historie të trishtë të zbardhet në detajet më të vogla ose nëse përgjegjësisë i iket me deklarata vetëm për të mbetur në ato fotele të buta ministrie , do jetë e përkohshme.Pjesa tjetër do mbetet në ndërgjegjen e atyre që mbuluan me heshtje një tragjedi.

In : Aktuale

Loading...
loading...