Këngëtarja strugane me një dedikim special për të atin, artistin Menderes Lumani !

‘Një ditë unë mund të gjej princin tim, por ti do të mbetesh mbreti im’; a nuk është kjo një ndër shprehjet më të bukura që tregon lidhjen e fortë mes një babai dhe një vajze?!

Venera Lumani, e cila prej vitesh jeton larg prindërve, duket se ka një marrëdhënie mjaft të veçantë me të atin, magjike siç ajo vetë e quan. Ashtu si pothuajse të gjithë ne, edhe Venera ka më shumë se një muaj nuk i ka takuar prindërit dhe sigurisht që malli e ka kapluar.

Artistja Lumani ndau me ndjekësit episode nga fëmijëria, ku duket se kryefjala ishte i ati, Menderes.


“Kur e kujtoj fëmijërinë time, pemërpara syve më kalojne ca sekuenca jete si kjo ne foto.
Lojra te panumerta me babin, perrallat qe m’i tregonte para gjumit,shuuume muzike e shume kenge te krijuara per ti kenduar une,rruget me makine per te shkuar tek shkolla e muzikes ne Oher,shetitjet ne natyre per cdo fundjave,udhetimet e gjata per tek studiot e xhirimeve te babit (qe adhuroja ti beja,por qe ndonjehere merzitesha sepse me merrte malli per nenen 😁),ndihma per detyrat e shtepise dhe vetebesimi qe kisha kur shkoja ate dite ne shkolle,nje krenari e papershkrueshme se kisha bere zgjidhjet me te mencura ne matematike apo ne ndonje lende tjeter,pershendetjet tek stacioni i autobusave kur nisesha per ne shkolle …e shuuume,e shuuume te tjera copeza lumturie.
Nese do vazhdoja te shkruaj s’do ndalesha kurre,besomeni.

Lidhja ime me babin mbetet magjia vete edhe sot e kesaj dite,ndonese shpesh here mendimet n’a ndeshen (gje qe e lejon vete babi,sepse mesa duket i pelqen kembengulja ime 😁).

Baba,shok dhe udherrefyesi im i vetem, BABI.
I should write a song for him and sing it with all of my heart.

P.S
Nenes ja kam thene te gjitha me kengen e Lindit,ajo m’ka rrit’ .

Love Venus!”- ka shkruar vajza e babit në statusin e gjatë kushtuar udhërrëfyesit të saj!

Loading...
loading...











Loading…


loading…