Kërkesat e Menduh Thaçit irritojnë pushtetarët

Kryeministri Zoran Zaev për Alsat tha konfirmoi se bisedimet për zgjerimin e koalicionit qeverisës janë në rrjedhë, por ende nuk ka asgjë konkrete, pavarësisht informacioneve se PDSH-ja do të mbetet jashtë ekzekutivit. Alsat mëson se partia e Thaçit i ka irrituar pushtetarët me kërkesa të shumta për poste të rëndësishme. Sipas burimeve, më afër ekzekutivit janë të dy krahët e Lëvizjes Besa. Të kontaktuar nga Alsat, të dyja krahët e Besës shprehen të gatshme për bashkëpunim dhe thonë se gjatë javës në agjendën e tyre janë paraparë takime me partinë udhëheqëse të koalicionit qeverisës. Ndërkaq një ditë më parë shumicës parlamentare iu shtua një deputet i Partisë Turke, i cili në janar të këtij viti, u shkëput nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në dhe kaloi si deputet i pavarur. Këtë e konfirmuan edhe nga Qeveria duke shtuar se deri në fund të muajit prill, do të dihet epilogu i bisedimeve me partitë opozitare dhe deputetët e pavarur.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...