BLENDI PETROL
Aktuale

Elezi: Në fund të 2018 dogana e Qafë Thanës do të jetë gati

Relaksimi i politikës së dënimeve dhe zvoglimi i dënimeve në Doganë, u theksua nga ministria e financave në shënimin e ditës së drejtorisë së Doganës.

Siç theksoi ministria e financave, me qëllim të lehtësimit të kushteve për shoqërinë biznesore dhe në interes të qytetarëve të vendit dhe në përputhje me Programin dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, janë pregaditur ndryshime ligjore për relaksimin e politikës së dënimeve.

Në koordinim me drejtorinë e Doganës kryhet analizë gjithëpërfshirëse e politikës së dënimeve dhe u pregaditën propozime për zvogëlimin e gjobave, gjegjësisht për shqiptimin e tyre sipas peshës së kryerejs së shkeljes.

Poashtu janë duke u zbatuar disa projekte për të lehtësuar dhe përmirësuar tregtinë përmes vendkalimeve kufitare. Ministria theksoi se koncepti i një ndalese është duke punuar – në një kalim kufitar të kalohen kontrollat kufitare për dy shtetet.

Në përparimin e shkëmbimit tregtar, aktivitetet e ndërmarra për bashkimin e kalimeve kufitare me vendet fqinje (Shqipëria, Kosova dhe tjera) do të jenë të një rëndësie të madhe. Koncepti i një ndalese, në një pikë kalimi kufitare, për të kaluar kontrollet kufitare në të dy vendet do të përshpejtojë dhe lehtësojë shumë shkëmbimin e mallrave. Ideja e një kalim të vetëm të kufirit do të kontribuojë në promovimin e bashkëpunimit rajonal, do të bëjë rajonin më konkurrues për të bërë biznes dhe të ndikojnë në rritjen e tregtisë theksoi për mediumin tonë Shiret Elezi zëvendës ministër i financave.

Siç njoftoi ministria e financave përmes IPA fondeve janë modernizuar edhe kalimet kufitare Tabanovcë dhe Qafthanë, të cilat do të lehtësojnë shkëmbimin e mallrave dhe transportin e korridorit 8 dhe 10.

Përmes fondeve europiane financohen ndërtimi i objekteve për doganë në kalimin kufitarë Tabanovcë , përkatësisht të zgjerohet terminali doganorë egzistues dhe ndërtimin e dy korsive të reja. Realizimi i këtij projekti do të sjellë përshpejtim dhe lehtësim të shkëmbimit të mallrave dhe transportit përgjat koridorit 10. Modernizimi i kalimit kufitarë Tabanovcë pritet të lëshohet në përdorim në muajtë e ardhshëm. Gjatë fundit të vitit 2018 pritet të përfundojë projekti për rikonstruim të objekteve doganore dhe inspektim në kalimin kufitarë Qafthanë, gjithashtu i financuar nga IPA fondet potencoi zëvendës ministri i financave . Me rikonstruim të kalimit kufitarë, përgjatë koridorit 8 krijohen kushte për përshpejtimin e profitit ndërkufitarë.

Ministria e financave theksoi se punon në kontinuitet për përmirësimin e shërbimeve dhe punës së Drejtorisë Doganore. Në suaza të Programës për reforma të financave publike 2018-2021 parasheh përmirësimin e procedurave dhe shërbimeve të Doganës, si dhe luftën kundër mashtrimit doganor.

Hapat janë marrë drejt përshpejtimit dhe lehtësimit edhe më të madh të tregtisë përmes futjes së konceptit të operatorit ekonomik të autorizuar.

Në shënimin e ditës së drejtorisë Doganore, Dogana është një kujdestar i vërtetë i interesave financiare të shtetit, është një institucion që ka një vlerësim të lartë, si në vend ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Dogana është si karta e identitetit për vendin – është institucioni i parë që kontaktonë dikush që vjen nga jashtë. Prandaj është shumë me rëndësi ndërtimi i imazhit të një vendi europian dhe modern.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button