Kuadër nga Struga i ASH-së do e drejtojë Ministrinë e Arsimit?

Edhe pse sipas kryeministrit Zoran Zaev ,deri të hënën është afati që partnerët e koalicionit të merren vesh rreth plotësimit të vendeve vakante në qeveri, për t’i kaluar për miratim Parlamentit, gjykuar nga deklaratat e sotme, duket se akoma nuk ka një dakordësi ndërmjet LSDM-së dhe Aleancës rreth emrit të ministrit të Shëndetësisë.Nga Aleanca për Shqiptarët edhe sot deklaruan se do të synojnë që Shëndetësia të drejtohet edhe në të ardhmen nga një kuadër i ASH.Ndërkohë,zëra nga kjo parti referojnë se në rast se ndodh që ministria e Shëndetësisë të këmbehet me një ministri tjetër, atëherë me gjasë Aleanca do të drejtojë një nga ministritë me peshë të njëjtë, ku kalkulohet ajo e Arsimit apo ministria e Transportit si një nga alternativat e mundshme.Këto zëra, pavarsisht se janë skeptik për mundësinë që ministria e Shëndetësisë të këmbehet me atë të Arsimit, potencojnë se në rast se ndodh ky variant, atëherë në karriken e ministrit të arsimit do të ulet kuadër i Aleancës nga Struga pa specifikuar emrin .(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...