Ja ky është ish-kryetari i një komune që harxhoi 3 mijë euro për kafe gjatë zgjedhjeve (FOTO)

Mbi 3 mijë euro ish-kryetari i komunës së Makedonska Kamenicës, Darko Mitevski i ka harxhuar për kafe dhe pije nëpër kafenetë e qytetit. Këto para janë harxhuar gjatë kohës së fushatës së zgjedhjeve të fundit.

Kjo u theksua nga kryetarja aktuale e kësaj komune, Sonja Stamenkova, e cila tha se borxhi i komunës është mbi 1,3 milion euro.

Stamenkova tha se për shkak të borxheve, komuna nuk ka arritur që të sigurojë ti paguajë rrogat për punonjësit e administratës komunale.

“Të harxhoni mbi 3 mijë euro gjatë fushatës nëpër kafene dhe restorante dhe më pas ta lëni bosh arkën e komunës, është papërgjegjësi dhe menaxhim i dëmshëm i komunës”, theksoi Stamenkova.StrugaLajm

Në këtë komunë gjithashtu në gjendje të rëndë janë edhe ndërmarrjet komunale, llogaritë e së cilave janë të bllokuara.

In : Aktuale

Loading...
loading...