LSHD partia më e re shqiptare në Maqedoni. Ja kush do të jetë kryetar

Veprimtari Adnan Abdullahi (VOKA) nga Tetova do jetë në krye të lëvizjes për Shtet dhe Drejtësi (LSHD) e cila shumë shpejt pritet që të del në skenë si parti e re, informon portali “tetova1”.

Po kush është Adnan Abdullahi?StrugaLajm


Adnan Abdullai në oponionin mbarë shqiptar në Pollog gëzon autoritet për shkak të veprimtarisë shumëdimensionale sidomos në aspektin kombëtar.
Adnan Abdullahu (Voka) shumë herët u inkudrua në lëvizjet e shqiptarëve duke dhënë kontribut në ngjarjet që karrakterizuan vitet e 80 dhe 90.
Ndonëse shumë i ri ai i përjetoi nga afër ngjarjet e vitit 1981 dhe duke vijuar me aktivitetet e tija në demostratat e 1988 në Gostivar.
Aksioni për pajtimin e gjaqeve në Kosovë,një mision historik i atyre viteve e gjeti Adnan Abdullaun në krye të këtij aksioni në shumë fshatra të rrethinës së Tetovës dhe Gostivarit
Në vitin 1994 nuk qëndroi anash por dha kontribut të vecantë në themelimin e Universitetit të TetovësStrugaLajm

Por misioni tij prej veprimtari nuk përfundon këtu, sepse ai del në përkrahje të mbrojtjes së flamurit në vitin 1997 në Tetovë dhe Gostivar.
Këto aktivitete shpesh herë kishin bërë që të jenë halë në sy të organeve policore të cilët disa herë i kishin maltretuar atë dhe vëllezërit për këto aktivitete.
Në vitin 1998 /99 do të vihet në shërbim të cështjes së Kosovës duke organizuar shumë aktivitetet si dhe aksione për grunbullimin e mjeteve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Viti 2001 Adnan Abdullahun e gjen bashkë me vëllezërit e tij në Ushtrinë Çlirimtare Kombetare.
Krahas këtyre aktiviteteve Adnan Abdullahu (Voka) ka edhe biznes privat në tetovë.
Ne kete iniciative pervec tij jane te kycur edhe shume shoke te tjere qe kane kontribuar ne shume procese ne Maqedoni.

In : Aktuale

Loading...
loading...